Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kompanitë fantazëm mbledhin borxhet nëpërmjet shantazhit

5 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mbledhja e borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit, është një fenomen i përhapur së fundmi në shoqërinë shqiptare. Qytetarët kanë marrë telefonata që u kërkojnë shlyerje kredish të vjetra bankare, detyrime të kompanive telefonike, apo të institucioneve të mikrokredisë.

Këto institucione nuk ndjekin rrugët ligjore kur qytetarët kanë borxhe ndaj tyre, por kontaktojnë kompani fantazëm që iu bëjnë presion dhe shantazh individëve të ndryshëm që janë debitorë. Me qindra qytetarë kanë marrë shkresa, ku në emër të ligjit shantazhohen me njoftime apo lajmërime me karakter mashtrues si është titulli “Njoftim për bllokimin në gjykatë të pagës së palës debitore”.

Shumë qytetarë kanë rënë pre e kësaj skeme të mashtrimit publik, duke paguar borxhe ose detyrime financiare që nuk u përkasin, apo që nuk i korrespondojnë detyrimit real. Mijëra familje në nevojë kanë menduar se prapa këtyre shkresave dhe telefonatave qëndron shteti, me një përmbarues që do vijë t’u sekuestrojë pagën, shtëpinë, makinën, apo biznesin.

Ndodhur në këto kushte, ka reaguar dje Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë. Kjo e fundit ka dalë me një deklaratë urgjente, duke bërë thirrje se qytetarët po mashtrohen. Sipas Dhomës së Përmbaruesve, mbledhja e borxheve përmes mashtrimit dhe shantazhit është një fenomen shumë i rëndë që po përhapet me shpejtësi në shoqërinë tonë.

Dhoma e Përmbarimit iu ka dërguar ultimatum kompanive që mbledhin borxhet për bankat dhe kompaninë celulare, që të tërhiqen nga mesazhet dhe telefonatat shantazhuese që bëjnë ndaj qytetarëve.

“Fenomeni i bërjes së “përmbarimit” me telefon ose me shkresa që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor gjyqësor – është intensifikuar në përmasa të tilla që, tashmë ka dalë jashtë kontrollit shtetëror. Përhapja masive e këtij fenomeni nuk po lëviz nga vendi, prej kohësh, asnjë prej institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie, përfshirë ato ligjzbatuese.

Ndaj u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse shtetërore të reagojnë menjëherë, sot dhe të marrin masa për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga këto skema të mirëfillta mashtrimi, që mund të krijojnë pasoja të rënda sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një kategori të gjerë vulnerabël qytetarësh, të cilët janë futur në marrëdhënie detyrimi për shuma minimale mbijetese e mbulimi të halleve të përditshme.

U bëjmë thirrje qytetarëve dhe publikut të gjerë, të mos bien pre e telefonatave, komunikimeve apo njoftimeve mashtruese shkresore, pa adresa, pa emra apo identitete, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ligjore, por t`i denoncojnë menjëherë ato, në organet policore, Prokurorinë e Shtetit ose pranë Dhomës së Përmbaruesve, që angazhohet t`i ndihmojë për t’i orientuar ligjërisht ato.

Publiku dhe qytetarët duhet të dinë se, mbledhja e detyrimeve dhe ekzekutimi i tyre në Shqipëri bëhet vetëm nga përmbaruesit sipas ligjeve në fuqi dhe ata kanë emër, mbiemër, adresa dhe vula zyrtare.

Ata nuk fshihen, as pas telefonatave, as pas shkresave anonime. Madje, përmbaruesit privatë mund t’i njihni edhe nga fotot që janë të publikuara për transparencë në Regjistrin e Përmbaruesve Gjyqësorë të Dhomës, në faqen zyrtare të saj.

U bëjmë thirrje, kompanive “borxhmbledhëse” që të ndalojnë menjëherë mashtrimin e qytetarëve me shkresa, praktika dhe telefonata që imitojnë dhe përvetësojnë titullin e përmbaruesit gjyqësor. Të ndalojnë sot, pasi nesër do të jetë qytetari bashkë me përmbaruesin, të cilët do të gjejnë zyrat pa adresa të këtyre kompanive, nga ku do të denoncojnë ligjërisht dhe publikisht, të gjithë ata që do të guxojnë të vazhdojnë këtë veprimtari që vjedh dhe mashtron publikun.

Çdo qytetar që është vënë apo vihet në kontakt telefonik apo shkresor sipas të dhënave të përshkruara në këtë komunikatë, të njoftojë menjëherë në adresën [email protected], pa u kufizuar në denoncimin pranë Policisë së Shtetit ose Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor ku banon”, përfundon njoftimi.

Tags: borxhetshqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Next Post

VIDEO/Në operacion duke luajtur me një instrument muzikor

Luksi i Partisë Demokratike quhet Lulzim Basha

Adoptoi fëmijët në nevojë/Pranga politikanes, akuzohet për vras*en e burrit







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

by mirseda
09:01 | 04/06/2026
0

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq, ku gjatë një aksioni për kapjen e...

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com