Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Hera e fundit që shteti ndërton shtëpi falas

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Hera e fundit që shteti ndërton shtëpi falas

Nga kryeministria, në sallën e Hartave, pjesërisht e dëmtuar nga tërmeti, kryeministri Rama ka dhë një mesazh të qartë dhe të prerë për të gjithë. Kjo është hera e fundit që shteti shqiptar do të ndërtojë shtëpi falas.

“Ne do të bëjmë një transformim që do të kalojë në një fazë të re të Rilindjes Urbane  dhe sociale. Do zbuloj një rrugë që të jetë rruga e së ardhmes dhe jam i bindur që jo vetëm ne, qeveria jonë në mandatin tjetër, por dhe të tjerë më pas do ta kenë këtë pjesë të programit”, tha Rama.

 

Për më tepër, kryeministri tha se do të ketë masa të reja shtrënguese për ndërtimet pa leje.

“Ne do të shtrëngojmë shumë fort ndërtimin pa leje. Kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort për banesë individuale. Kush merr leje për një ndërtim, duhet të dënohet edhe më fort nëse shkel lejen, por jo vetëm që të dënohet ai që shkel lejen por do të vendoset dënimi për arkitektin, konstruktorin dhe dënimi për supervizorin, sepse nuk bëhet kjo me polici ndërtimore duke e gjurmuar me polici nga mbrapa. Kjo bëhet duke ndërtuar një sistem. Këta njerëz duhen vënë në përgjegjësi para ligjin, që të mos e lënë njëri-tjetrin të bëjnë shkelje”, shtoi ai.

Sipas kreut të qeverisë shteti do të ndërtojë shtëpitë e të dëmtuarve nga tërmeti pa i marrë askujt lekë, por do të jetë hera e fundit, pasi sigurimet do të bëhen të detyrueshme.

“Dhe tjetra, nuk mundemi dot më të përballojmë fatkeqësitë duke drejtuar shteti. Kjo është hera e fundit që shteti do të bëjë gjithçka dhe nuk do të kërkojë asnjë lek nga askush. Sigurimi i detyruar nga fatkeqësitë duhet të bëhet një normë. Normalisht, shteti duhet të marrë përsipër të sigurojë ata që janë të varfër ndërsa të tjerët duhet të paguajnë sigurimet. Sigurimet janë detyrime ndaj vetes dhe familjes. Sa herë hapen këto muhabete bërtasin ja ky na mbyti me taksa në kohën që unë kam ulur taksa më shumë se kushdo tjetër më parë, por de fakto ne jemi në një fazë adoleshente në raport me shtetin. Ne e duam shtetin por për të tjerët. Të ketë shtet për të tjerët, jo për mua. Secili e do shteti për të tjerët dhe shumë pak është i gatshëm ta fillojë nga vetja në raport me shtetin”.

Kryeministri tha se rindërtimet në fshatra do të bëhen të grupuara.

“Njerëzve në fshat t’u japim shtëpi që as nuk i kanë imagjinuar për shkak të varfërisë dhe të mundohemi që t’i afrojmë me njëri-tjetrin. Të çlirojmë tokat. Nuk do të prekim as një centimetër tokë por do t’i detyrojmë  të shembin gërmadha dhe të  marrin një shtëpi pranë qendrës. Sepse është krim që fëmijët të rriten të izoluar nga njëri-tjetri nëpër cepa ku kanë mbetur prej shekujsh dhe të bëjnë nga 20 km në ditë për të shkuar në shkollë, ndërkohë që shtëpia afrohet”, tha Rama.

Tags: edi ramandërtimeshtetitermeti

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
SPAK nis zyrtarisht punën, prezantohet kryetari Arben Kraja

SPAK nis zyrtarisht punën, prezantohet kryetari Arben Kraja

Vlora tronditet nga një shpërthim i fortë tritoli

Vlora tronditet nga një shpërthim i fortë tritoli

“Mini-Shengeni pa Kosovën nxit konflikt”/ Kryemadhi: Rama po e përdor si presion

“Mini-Shengeni pa Kosovën nxit konflikt”/ Kryemadhi: Rama po e përdor si presion

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com