“Mini-Shengeni pa Kosovën nxit konflikt”/ Kryemadhi: Rama po e përdor si presion

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kritikon takimin që do të mbahet ditën e sotme mes kryeministrit Rama, homologut maqedonas Zaev dhe presidentit serb Vuçiç.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se ky takim pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit është një iniciativë e nxituar. Ajo shton se takimi i sotëm për Mini-Shengenin nxit konflikte dhe lë shumë dritëhije pas.

Kryemadhi akuzon Ramën se po e përdor çështjen e Mini-Shengenit si presion ndaj BE-së.

“Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit”, shton ajo.

Postimi i plotë:

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!”

Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë. Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?
2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?
3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?
4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?
5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?
6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Lexo edhe :   LSI fillon ankimimet për 25 prillin/ Kryemadhi: E vërteta, brenda tek kutitë

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!