Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Osmani pranon koalicionin me Vetëvendosjen: Qeverinë e re do e formojë LDK dhe VV

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ Numërohen 98% e votave, ky është rezultati i fundit

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani pranon se do të ketë koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK.

Përmes një statusi në “Facebook”, Osmani u shpreh se qytetarët votuan për ndryshimin ndërsa shtoi se me ekipin e saj, e ngriti LDK-në në një rezultat që nuk e kishte që nga viti 2004.

“Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, pohoi mes të tjerash Osmani.

Reagimi i Vjosa Osmanit:

Të dashur qytetarë të vendit tim, Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen.

I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam. Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund! E juaja, Vjosa

Tags: koalicionLDKLëvizjes VetëvendosjeVjosa OsmaniZgjedhjet

TË LIDHURA

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së
Rajoni

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja
Aktualitet

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja

18:06 | 10/12/2025
Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit
Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit

16:33 | 10/12/2025
Next Post
Ministri i Greqisë jep lajmin e mirë: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Ministri i Greqisë jep lajmin e mirë: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Tensionet në Kuvend/ Gjuzi ‘sulmon’ Ramën, Ruçi e kërcënon me përjashtim

Tensionet në Kuvend/ Gjuzi ‘sulmon’ Ramën, Ruçi e kërcënon me përjashtim

Arrestohet “i forti” i Tiranës, si iu shpëtoi 3 atentateve

Arrestohet “i forti” i Tiranës, si iu shpëtoi 3 atentateve







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën
Bota

Marrëveshja e paqes/ Trump: SHBA-të nuk duan të humbasin kohë me Ukrainën

by mirseda
22:48 | 10/12/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për marrëveshjen e paqes për Ukrainën. Në një reagim të...

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

22:18 | 10/12/2025
Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com