Politikë

Tensionet në Kuvend/ Gjuzi ‘sulmon’ Ramën, Ruçi e kërcënon me përjashtim


               Publikuar në : 13:40 - 09/10/19 Enno

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është revoltuar gjatë seancës së sotme plenare.

Në momentin kur kryeministri Edi Rama mbaroi fjalën e tij në foltore, Gjuzi u ngrit nga vendi dhe shkoi drejt foltores ku tashmë ishte deputeti, Myslim Murrizi.

Deputeti i drejtohet me tone të ashpra kreut të qeverisë, pranë tavolinës së tij. Ndërkohë, është dashur ndërhyrja e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci, për të qetësuar situatën.

“Do të përjashtoj nga salla po të qëndrosh aty”, i tha Ruçi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT