Ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis deklaroi se është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. I njëjti qëndrim vlen edhe për Maqedoninë e Veriut.
“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë.
Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, theksoi ministri.
Vijon…