Operacioni i përbashkët antidrogë i koduar ‘’RICAVO’’, zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali, çoi në arrestimin e 9 personave.
8 prej tyre janë italianë, dhe njëri prej tyre shqiptar, i arrestuar në Shqipëri dhe do të ekstradohet në vendin fqinj.
”Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç’’, informon policia.
Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.
Operacioni u zhvillua nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.