E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Astrit Patozi: Bindja Demokratike dërgon në kushtetuese kodin e Edi Ramës

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Parozi e konsideron votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në parlament një akt burracak dhe të papranueshëm të mazhorancës.

Sipas Patozit, me votimin e kodit, Partia Socialiste ka shkelur qartë konceptin kushtetues të barazisë së votës dhe të preferencës së zgjedhësit, të sanksionuara qartë në ndryshimet e 30 korrikut.

Ndaj, Patozi tha se Bindja Demokratike do t’i drejtohet mënjëherë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë, sapo ndryshimet e miratuara të hënën të hyjnë në fuqi.

Ai u shpreh se kauza e ndryshimit të sistemit politik dhe çlirimi nga kryetarokracia, si një regjim i korruptuar dhe antidemokratik, ka qenë dhe do të mbetet objektivi kryesor i Bindjes Demokratike.

Postimi i Patozit në Facebook

BINDJA DEMOKRATIKE e konsideron votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në parlament një akt burracak dhe të papranueshëm të mazhorancës, në ndeshje të qartë më kushtetutën dhe kundër interesit publik, i cili e ka dëmtuar edhe më shumë klimën politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Sipas nesh, ato janë në shkelje flagrante të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, ndryshe nga sa pretendojnë të tjerë, sipas të cilëve përmes tyre është cënuar marrëveshja e 5 qershorit. Ky qëndrim rrjedh, jo thjesht se kemi qenë gjithmonë kundër kësaj të fundit, por sepse kushtetuta vjen në të gjitha rastet përpara çdo ligji apo marrëveshjeje politike, kushdo qofshin nënshkruesit apo dorëzënësit e tyre.

Ne e konsiderojmë Kodin Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme, si tradhti të aspiratës së mbi 80 përqind të shqiptarëve, të shprehur qartë pro listave të hapura, më shumë se sa pabesi ndaj disa forcave të caktuara politike, ku, po të doni, mund të fusni edhe BINDJEN DEMOKRATIKE.

Me anë të dredhisë së herësit në llogaritjen e mandateve brenda subjekteve zgjedhore, Partia Socialiste ka shkelur qartë konceptin kushtetues të barazisë së votës dhe të preferencës së zgjedhësit, të sanksionuara qartë në ndryshimet e 30 korrikut.

Por pavarësisht se ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë bërë fakt, ne kemi vendosur të mos e konsiderojmë atë si një çështje të mbyllur, por të vijojmë betejën politike dhe juridike, derisa qytetarët shqiptarë të arrijmë të votojnë realisht, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që zgjedhin.

Në funksion të këtij qëllimi, do t’i drejtohemi mënjëherë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë, sapo ndryshimet e miratuara të hënën të hyjnë në fuqi.

Për ne nuk ka shumë rëndësi fakti që aktualisht shqyrtimi i saj është i pamundur, pasi jemi të bindur se, kurdo që ajo të nisë funksionimin, nuk ka vendim tjetër për të marrë, përvec se ta rrëzojë Kodin e Edi Ramës.

Për këtë kemi shfrytëzuar mundësinë që na jep kushtetuta, me atributin e një partie politike për një çështje që na intereson drejtpërdrejt, sepse ka të bëjë me zgjedhjet. Ne mendojmë se të gjitha subjektet, që kanë mundësi ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për këtë rast, përveç kryeministrit, do të ishin plotësisht të legjitimuara të bënin të njëjtën gjë, aq e rëndë dhe flagrante është shkelja.

Me anë të kësaj kërkese ne synojmë, në rastin më të mirë, që të shpëtojmë zgjedhjet e 25 prillit nga synimi djallëzor i Ramës, i cili i ka vënë praktikisht drynin listave të deputetëve, ndërkohë që pretendon se teorikisht i ka hapur ato. Ky është një skenar që varet nga koha kur Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale dhe ne shpresojmë që ky afat të mos tejkalohet.

Në rastin më të keq, që Gjykata Kushtetuese të zvarritet qëllimisht nga ata që po e mbajnë peng prej kohësh krijimin e saj, kurdo që ajo të mblidhet, do të vendosë në dobi të vullnetit të qytetarëve shqiptarë për lista të hapura.

Kauza e ndryshimit të sistemit politik dhe çlirimi nga kryetarokracia, si një regjim i korruptuar dhe antidemokratik, ka qenë dhe do të mbetet objektivi kryesor i BINDJES DEMOKRATIKE, që nga dita e themelimit të saj dhe ai do të mbetet i tillë edhe përtej zgjedhjeve të 25 prillit.

BINDJA DEMOKRATIKE DËRGON NË KUSHTETUESE KODIN E EDI RAMËSBINDJA DEMOKRATIKE e konsideron votimin e ndryshimeve të…

Publiée par Astrit Patozi sur Mercredi 7 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...