Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

‘Open Balkan’/Vuçiç: Samiti i Tiranës në dhjetor, do hiqen pengesat kufitare

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
‘Open Balkan’/Vuçiç: Samiti i Tiranës në dhjetor, do hiqen pengesat kufitare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zbuloi se Samiti i radhës i “Open Balkan” do të zhvillohet në fund të dhjetorit në Tiranë. Sipas tij, gjatë këtij samiti do të nënshkruhet një memorandum për lejet e punës.

Vuçiç, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, është shprehur nga Beogradi se në muajin dhjetor në Tiranë, do të shpalosen fitoret e deritanishme të nismës.

“Do të flas me terma konkrete të cilat i biseduam me bashkëbiseduesit e mi. Do të them diçka në lidhje me takimet që kemi zhvilluar, dhe me çfarë do të arrijmë në periudhën që vjen.

Patëm takim me biznesin dhe pamë që të gjithë përfaqësuesit e biznesit janë pro kësaj nisme, dhe shikojnë benefite. Ne besojmë fort që “Ballkani i Hapur” do të bëjë ndryshime të mëdha.

Kjo nismë u hap për njerëzit që jetojnë në çdo qytet dhe fshat tonin. Ne vendosëm sot për krijimin e Këshillit të Zbatimit të Marrëveshjeve. Ne jemi mirënjohës edhe aleatëve tanë për mbështetjen. Puna jonë për periudhën që pason, është të shohim se ku kemi pasur gjëra që nuk kanë ndodhur në terren. Njerëzit tanë për një vit, një vit e gjysmë të mos kenë asnjë pengesë kufitare. Askush të mos ndalojë askënd në kufi. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po ndërhyn në çështje politike, por thjesht që njerëzit tanë të jetojnë. Takimi ynë i radhës do të jetë pas Krishtlindjeve katolike në Shqipëri. Data do të përcaktojë. Do ta nënshkruajmë atje edhe memorandumin e lejeve të punës, njerëzit tanë do të punojnë lirisht”, tha Vuçiç.

Çfarë është “Ballkani i Hapur”?

Nisma për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, që përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është nisur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në tetor 2019. Nisma parashikon lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tre vendeve. Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, Maqedonia e Veriut, nisma mori emrin “Ballkani i Hapur”.

Tags: ballkani i hapuredi ramaVucic

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Kosova bojkoton “Open Balkan”, Rama: S’do presim sa t’u mbushet mendja

Kosova bojkoton “Open Balkan”, Rama: S’do presim sa t'u mbushet mendja

Britania miraton pilulën kundër COVID-19

Britania miraton pilulën kundër COVID-19

Studimi/Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes se sa gratë

Studimi/Burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale gjatë ndarjes se sa gratë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com