Pas momenteve të shumta të tensionit dhe përplasjes, policia u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen duke u lënë një afat prej 15 minutash.
Duke përdorur një megafon, policia ka kërkuar që qytetarët të zmbrapsen dhe të largohen.
“Nga protestuesit po kryhen akte të rënda dhunë ndaj punonjësve të policisë. Po dhunohet rendi publik dhe siguria qytetare. Protestuesit të ndërpresin veprimet e dhunshme. Ju bëj thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme”, thuhej ndër të tjera në thirrjen e policisë.
Por, një qytetar i revoltuar ka shpërthyer në thirrje kundër punonjësve të policisë, duke i quajtur “serbë dhe të shitur”.
“O serbë! O serbë! Ju jeni legena, jeni të shitur more legena! Ju jeni serbë, jeni të shitur!”
Në videon e publikuar nga Tirana Today, mund të shihni gazin lotsjellës të përdorur nga policia sot ndaj qytetarëve, ndërsa protestuesit komentojnë se të tilla janë përdorur vetëm kundër serbëve./ Tirana Today