Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk është betejë për të shpëtuar opozitën, por qytetarët

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nuk është betejë për të shpëtuar opozitën, por qytetarët

 Nga Mero Baze

Këmbëngulja për të bërë betejë politike kundër qeverisë dhe masave të jashtëzakonshme të saj, për të bllokuar epideminë, është një vendim i dëshpëruar i disa zyrtarëve të opozitës.

Epidemia është një betejë ku në fund të saj, të fituar janë ata që shpëtojnë. Ajo është një betejë e cila do të ketë të vdekur, të sëmurë rëndë, të falimentuar, të vuajtur, dhe mbi të gjitha të terrorizuar.

Kjo është një luftë që nuk zgjedh qeverinë, nuk zgjedh opozitën, nuk përzgjedh qytetarët, por përballohet nga të gjithë bashkë, si ushtarë. Heronjtë e kësaj lufte janë mjekët, infermierët dhe policët. Ata janë dhe komandantët e saj.

Këmbëngulja e opozitës për të bërë politikë me këtë situatë, shpërthimet aluçinante, të disa prej tyre, dhe Taskë Forcat alternative që bëjnë sikur merren me epideminë, por në fakt merren me qeverinë, do të jenë një kosto për ta, në fund të kësaj beteje.

Nuk jam ende i qartë përse vazhdon zelli i opozitës për të qenë pjesë e frontit opozitar kundër masave të qeverisë, por me sa duket, shija e hidhur që u la beteja për tërmetin, ku ata konsiderojnë se qeveria doli me popullaritet më të rritur, pasi përballoi betejën, mund të jetë një arsye. Por në fakt kjo duhet të jetë arsye për të heshtur, pasi mund t’ju përsëritet kjo disfatë.

Ky nuk është tërmet. Kjo nuk prek disa njerëz, të cilët ti i identifikon brenda dy ditësh. Kjo është një betejë e panjohur për të gjithë dhe e vetmja rrugë të dalësh i fituar është të bëhesh pjesë e një komande, e cila drejtohet nga mjekët dhe zyrtarët e shtetit, që e kanë detyrë të rrinë në terren.

Kur beteja të mbarojë, kur virusi të ketë ikur dhe ne do të jemi duke numëruar njerëzit e dashur që mund të mos i kemi më mes nesh, askush nuk do të kujtojë Sali Berishën, Petrit Vasilin, Lulzim Bashën, etj., që mendojnë se janë duke bërë politikë, por do falenderojnë Zotin që janë gjallë.

Rruga më e mirë që opozita të mos bëhet e urryer në këtë histori, është të sillet si gjithë qytetarët e tjerë, të mbyllet në shtëpi, të vetëkarantinohet, dhe të mos u ngrejë nervat qytetarëve duke i terrorizuar.

Edi Rama e ka detyrim, por dhe dënim, të merret me këtë krizë. Ai natyrisht që do të bëjë gjithçka që dhe të qetësojë situatën dhe të informojë qytetarët dhe të ashpërsojë masat, edhe të na detyrojë të rrimë brenda, edhe t’i mbyllë gojën shtypit apo politikanëve që përhapin panik. Kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër i epidemisë, dhe mos i kërkoni që në këtë situatë lufte, ai të jetë kampion i të drejtave të njeriut. Ai dhe gjithë qeveria, kanë detyrim të sigurojnë maksimalisht vetëm të drejtën për jetën. Të drejtat e tjera, prisni kur të mbarojë epidemia.

Ndaj çdo përpjekje për t’i bërë karshillëk masave të qeverisë, dhe akoma më keq opozitë alternative për çdo masë që merr qeveria, vetëm sa e rreshton opozitën në anën e të humburve nga kjo betejë. Jo të atyre që fatkeqësisht mund të humbasin jetën, por atyre që kanë humbur të drejtën për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Tags: betejenkoronavirusmero bazeqytetaret

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Si do ta testojë koronavirusi Bashkimin Evropian

Si do ta testojë koronavirusi Bashkimin Evropian

“Ky është afati i shërimit nga koronavirusi”, Rama publikon videon

“Ky është afati i shërimit nga koronavirusi”, Rama publikon videon

Shoqërohen në polici 50 drejtues mjetesh, disave iu merren çelësat e makinave

Shoqërohen në polici 50 drejtues mjetesh, disave iu merren çelësat e makinave

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Kontrabandoi në Shqipëri një sasi nafte, arrestohet një shtetas një Qafë-Thanë
Aktualitet

Kontrabandoi në Shqipëri një sasi nafte, arrestohet një shtetas një Qafë-Thanë

by mirseda
14:15 | 16/07/2025
0

Një shtetas është arrestuar nga Policia Kufitare në Qafë-Thanë, pasi kontrabandoi në Shqipëri një sasi nafte. Bëhet...

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

U vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

12:01 | 16/07/2025
Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

10:06 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com