E diel, 1 Gusht, 2021
23.5 C
Tirana

Shoqërohen në polici 50 drejtues mjetesh, disave iu merren çelësat e makinave

Policia bën me dije se ka shoqëruar 50 drejtues mjetesh, pasi kanë dalë në rrugë me makinë.

Ata janë shoqëruar pasi nuk kanë respektuar urdhrin e qeverisë, për të mos dalë me makinë personale në rrugë deri në fund të fundjavës.

Policia ka bllokuar 32 makina në Durrës dhe u ka marrë dokumentet shoferëve të ‘pabindur’. Edhe në Vlorë ka pasur disa të ‘pa bindur’ që nuk kanë respektuar urdhrin e qeverisë për të mos qarkulluar me makina private. 6 drejtues automjetesh janë ndalur ditën e sotme në Vlorë. Atyre u është kërkuar që të parkojnë makinat dhe u merren çelësat e makinave.

Kryeministri Rama njoftoi ditën e djeshme se duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të së premtes, e deri të dielën në mesnatë nuk do ketë qarkullim të makinave brenda dhe jashtë qyteteve.

Kreu i qeverisë bëri me dije se vetëm mjetet e transportit të mallrave, automjetet e mediave dhe mjetet për transportin e mjekëve dhe infermierëve do lejohen të qarkullojnë.

Tirana u zgjua si kurrë më parë sot, me rrugët pothuajse bosh dhe me shumë pak njerëz që lëviznin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Vrasja e 30-vjeçarit për pronën në Lushnje, arrestohen dy autorët e dyshuar

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...