E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Si do ta testojë koronavirusi Bashkimin Evropian

Nga Sarah Wheaton “Politico.eu”

Për muaj të tërë, epidemia e koronavirusit kinez, dukej si diçka që nuk mund të shfaqej kurrë në Evropë. Pavarësisht nga klisheja se viruset që nuk respektojnë kufijtë, sëmundje të tjera të frikshme si Zika dhe Ebola, mbetën kryesisht në vendet e varfra ku dhe u shfaqën.

Përkundrazi, kriza e koronavirusit ka filluar të duket më shumë si kriza evropiane e migracionit dhe ajo financiare: një simptomë e globalizimit, që pasi nis nuk mund të ndalet më. Epidemia e koronavirusit, që u shpall zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën, po sfidon si premtimet ashtu edhe kufizimet e Bashkimit Evropian:një treg i përbashkët, kryesisht pa kufij, i përbërë nga 27 vende, secila me qeveritë e elektoratet, burokracitë, sistemet e veta të kujdesit shëndetësor. Dhe siç është bërë e dukshme dhe me interesat e saj kombëtare.

Për javë të tëra, zyrtarët në Bruksel dhe kryeqytetet kombëtare kanë bërë thirrje për koordinim pan-evropian. E megjithatë, ndërsa Italia, ekonomia e tretë më e madhe e bllokut, po vë në zbatim metodën e zgjedhur nga Kina – duke e vendosur të gjithë vendin nën karantinë ​​- mënyra e të vepruarit në gjithë BE-në mbetet e fragmentuar dhe reaktive.

Që virusi ka zënë rrënjë në Evropë, është një nga gjërat e pakta që dimë me siguri. Cilësia e të dhënave në lidhje me epideminë është e frikshme: Në mbarë botën, testimet e paqëndrueshme, nënkuptojnë se ka pak konsensus mbi numrin real të njerëzve që e kanë virusin, apo se sa është përqindja e viktimave të tij.

Edhe pse është qartë se ai është më shumë më vdekjeprurës për të moshuarit, dhe për ata me probleme të tjera shëndetësore. Edhe pasojat ekonomike janë të pasigurta, edhe pse është bërë tashmë qartë se ato do të jenë shkatërruese. “Koronavirusi ka mbërritur në Gjermani. Ne duhet të supozojmë se 60-70 për qind e popullsisë do të infektohen”, tha të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel.

E megjithatë udhëheqësit evropianë, përfshirë Merkel, kanë zgjedhur deri tani kryesisht të presin dhe të shohin, sesa të përpiqeshin ta menaxhonin epideminë, para se ajo të përhapej kudo në BE. Kështu, Ministrja e Shëndetësisë në Francë, Anjez Buzin, deklaroi fillimisht se ishte shumë e zënë me zgjedhjet lokale në Paris, për t’u marrë me një çështje ende të largët si koronavirusi.

Edhe vende të tjera janë treguar të pavëmendshme. Zyrtarët spanjollë, e zbuluan viktimën e parë me COVID-19 vetëm 3 javë më vonë:një burrë që ndërroi jetë që më 13 shkurt, u diagnostikua pas vdekjes me koronavirus më datën 3 mars.

Komuniteti kinez në Spanjë, është alarmuar shumë nga reagimi sporadik qeverisë. “Nuk ka kontrolle të mjaftueshme. Krahasuar me atë që ka bërë Kina, ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk po shohim një qasje të përgjegjshme”- deklaroi për mediat spanjolle Lam Çuen, presidenti i Federatës së Shoqatave Kineze të Katalonjës.

Lexo edhe :   Varianti Delta rrit infektimet, 47 raste të reja në 24 orët e fundit

Të mërkurën, parlamenti spanjoll pezulloi gati të gjithë veprimtaritë politike, pasi 52 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë Vox, u izoluan për shkak të frikës së mos janë prekur nga koronavirusi. Edhe Komisioni Evropian, ka një sjellje të ngjashme.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Lejen, njoftoi ngritjen prej saj të një ekipi të posaçëm në kundërpërgjigje ndaj  koronavirusit. Ministrat e Shëndetësisë të BE-së, u takuan 2 herë gjatë muajit të kaluar në Bruksel, duke e theksuar qëllimin e tyre për të koordinuar veprimet.

Por ata bënë diçka konkrete vetëm këtë të martë. KE thotë se po planifikon një komunikim të përditshëm midis Ministrave të Shëndetësisë dhe atyre të Brendshëm nga e gjithë BE-ja. Por shenja të tjera sugjerojnë se ky apel, nuk ka shtuar shumë masat e koordinuara.

Lexo edhe :   Pas shfaqjes në Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit

Kur Franca dhe Gjermania kufizuan shitjet e maskave të fytyrës, vendet e tjera u ankuan. Kjo industri paralajmëroi se një veprim i tillë, mund të çojë në mungesa diku tjetër. Ministrat e Financave, u mobilizuan dikur më shpejt në përgjigje të recesionit global dhe krizës së eurozonës, tha të mërkurën Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan.

“Ashtu si vepruam 10 vjet më parë me financat, tani duhet ta bëjmë këtë gjë me shëndetësinë dhe shumë  shpejt, sepse shëndeti është sigurisht shumë më i rëndësishëm se sa financat”- deklaroi Shpan, që dikur ka qenë vetë një ish-zyrtar i Ministrisë gjermane të Financave.

Megjithatë, në pjesën më të madhe të BE, edhe pse kërcënimi nga koronavirusi ishte mëse i qartë, autoritetet kanë qenë më të shqetësuara për financat, sesa për shëndetin e qytetarëve në vendet e tyre. “Në Francë, klubet ishin hapur deri 2-3 ditë më parë”, thotë Xhovani Reza, drejtor i sëmundjeve infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Itali.

“Edhe në Gjermani të gjithë bëjnë atë që duan. Sakrificat e mëdha të Italisë, mund të mos  vlejnë për asgjë nëse vendet e tjera evropiane e lënë virusin të sillet si të dojë”, thotë tha Reza. Ndërkohë ambasadori italian në BE, Maurizio Masari, thotë se kriza e koronavirusit është një provë e kohezionit dhe besueshmërisë së BE-së, e cila mund të kalohet vetëm përmes një solidaritetit të vërtetë dhe konkret.

Në Itali, 65 për qind e qytetarëve e mbështesin trajtimin që i ka bërë qeveria aktuale krizës, edhe pse një parashikim vlerëson se 1 në 10 biznese italiane nuk do t’i mbijetonin falimentimit nëse epidemia zgjat më shumë se 1 vit. Nisur nga epidemitë e mëparshme, Evropa ka ndërmarrë disa hapa seriozë.

Agjencia e saj e sëmundjeve infektive, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, u krijua në vitin 2005 pas epidemisë së SARS-it. Ajo është përgjegjëse për vlerësimin e rrezikut të transmetimit të koronavirusit, dhe për rekomandimet sesi duhet frenuar përhapja e tij. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...