Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmë në TV Happy se nuk shqetësohet për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por për presionin që do t’i bëhet Serbisë nga fuqitë perëndimore. Ai vuri në dukje se Gjermania ka politikën e saj, dhe kujtoi se ata janë kundër ndryshimit të kufijve.
“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu që ata ishin të parët që ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre. Ne duhet ta ndryshojmë atë dhe të bëhemi aleatët e tyre. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duhet të bëhemi aleatë si të amerikanëve, ashtu edhe të gjermanëve”, u shpreh më tej Vuçiç.
Vuçiç shtoi se kulmi i presionit mbi Serbinë pritet kur zgjedhjet do të mbahen në Gjermani, ndërsa thuri lavde për kancelaren Merkel. “Ne jemi më të shqetësuar për periudhën tetor-mars. Këto janë përgatitjet sot. Ata po tërheqin atë që po bëjnë dhe ne duhet të përgatemi”, tha Vuçiç.