E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Lajmet e fundit nga futbolli europian/ Përfshirë Milan, Juve, Inter, Bajern …

Itali

Inter- Eriksen nuk e priste largimin e Kontes. Shkëmbimi Naingolan-Nandez vështirësohet pasi uruguajani është i kërkuar dhe nga Lidsi i Bielsës.

Milan- Milani kërkon ulje për Tomorin nga 28 në 20 milionë euro, por Çelsi nuk pranon. Zhirusë i është propozuar kontrata dy-vjeçare, me Ibrën do të jenë modele për të rinjtë. Sipas Maldinit Donaruma donte vetë të largohej nga skuadra dhe jo klubi.

Juventus- Të enjten Alegri takohet me klubin për të folur gjerësisht, Bonuçi dhe Kielini janë në planet e trajnerit. Morata qëndron por mund të vijë edhe Milik.

Roma- Murinjo kërkon të surprizojë me Xhixho Donarumën, rinovon edhe armeni Mikitarjan.

Napoli- Napoli ul rrogat për të gjithë, kapiteni Insinje do të marrë 1 milion më pak.

Lacio- Igli Tare viziton Sarrin në shtëpinë e tij në Toskanë, nuk e priste askush këtë lëvizje të Lacios.

Spanjë

Barcelona- Aguero zyrtarizohet, firmosi vetë dje dhe dha siguri dhe për mikun e tij argjentinas Leo Mesin: “ Mendoj se do të qëndrojë.”

Real- Reali tepër i zhgënjyer nga Reali flet për mungesë besimi. Mendohet se krisja erdhi pasi nuk i blenë lojtarë të rinj për të përforcuar skuadrën në Janar. Reali kërkon Poketinon por hapet dhe pista e rikthimit të Ançelotit.

Angli

Siti- Mançester Siti kërkon të afrojë në qendër të mbrojtjes Serxhio Ramosin. Herri Kejn mbetet shënjestër e Pep Guardiolës sipas Daily Mail.

Junajtid- Van de Bek do të takohet me Solskjaerin për të qartësuar rolin e tij në skuadër pasi luajti shumë pak sezonin e kaluar. Përsa i përket merkatos në ambjentin e “red devils” qarkullon emir i Xhadon Sanços.

Liverpuli- Barcelona i ofron Kutinjon për 50 milion paund. Blerja e parë e verës, Ibrahima Konate do të kthehet nga Europiani i 21 vjeçarëve për t’u përqëndruar me ekipin e Liverpulit. Të Kuqtë pëlqejnë Rafinjën e Lidsit.

Lexo edhe :   Serie A/ Lajmet më të fundit nga skuadrat italiane. Ronaldo, Sarri e të tjerë

Çelsi- Blutë e Londrës të saposhpallur Kampionë të Europës janë lidhur me një transferim të mundshëm të Deklan Rajs nga Uest Hemi. Tiago Silva ka falënderuar Frenk Lampardin si pjesë e triumfit në Champions.

Lexo edhe :   Kampionati Europian/ 9 futbollistë shqiptarë pjesëmarrës në kompeticion

Gjermani

Bajerni- Florian Nojhaus mund të përfundojë nga Gladbahu në “Alianz Arena “ sezonin e ardhshëm por kushton 40 milionë euro për momentin. Manuer Nojeri shprehet i lumtur që ka shokët e tij të Bajernit dhe në Kombëtaren Gjermane.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...