E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

“Nuk do të jetë e lehtë”, Vuçiç flet për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar mbrëmë në TV Happy se nuk shqetësohet për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por për presionin që do t’i bëhet Serbisë nga fuqitë perëndimore. Ai vuri në dukje se Gjermania ka politikën e saj, dhe kujtoi se ata janë kundër ndryshimit të kufijve.

“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu që ata ishin të parët që ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre. Ne duhet ta ndryshojmë atë dhe të bëhemi aleatët e tyre. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duhet të bëhemi aleatë si të amerikanëve, ashtu edhe të gjermanëve”, u shpreh më tej Vuçiç.

Vuçiç shtoi se kulmi i presionit mbi Serbinë pritet kur zgjedhjet do të mbahen në Gjermani, ndërsa thuri lavde për kancelaren Merkel.  “Ne jemi më të shqetësuar për periudhën tetor-mars. Këto janë përgatitjet sot. Ata po tërheqin atë që po bëjnë dhe ne duhet të përgatemi”, tha Vuçiç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...