E premte, 26 Shkurt, 2021
15 C
Tirana

“Njëri Kryeministër dhe tjetri President”/ Rama sqaron të vërtetën e ofertës për Bashën

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me akuzat e bëra më herët sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në deklaratën e sotme për media, Basha tha se Rama i ka dërguar ndërmjetës që ta bëjë atë kryeministër dhe vetë kreu i PS-së të bëhet president i vendit. Sipas Bashës, në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.

Në një prononcim për edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, Rama tha se ishte i keqardhur që politika bie në nivele të tilla.

“Kjo është e pavërtetë sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën. E dyta, unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e trete pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputetët, edhe se kush është kryeministri i radhës. Me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet në pikën derisa tregohen barceleta të tilla”, tha ai.

Rama sqaroi se heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk bëhet për të marrë ai një bonus në zgjedhjet e radhës, duke minimizuar fuqinë e koalicionit opozitar.

“Ideja që Edi Rama po e bën këtë sepse ka një interes të vetin është një ide që mund të funksionojë për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin”, shtoi

Lexo edhe :   Është 16-fishuar/ Zbardhet pasuria e kryeminstrit, Edi Rama
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Pas 25 prillit i japim fund çdo abuzimi

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë...

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me skuadrën gjermane

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Lajpcigut. Ky fakt është...

Biden: SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën kundër agresionit rus, dhe nuk do të njohin...

Spanja merr vendimin e papritur për personat nën 55 vjeç që kanë kaluar Covid

Spanja do të japë vetëm një dozë të vaksinës për të gjithë personat që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë nën 55 vjeç. Ky vendim...

A është Donald Trump një fashist?

Nga: John Broich“The Converstion” Që para se Donald Trump të zgjidhej president, historianët kanë debatuar nëse ai është apo jo një fashist. Si mësues i...