Foto Galeri

Ngriti ‘policinë në këmbë’/Pamjet nga vila luksoze e Admir Murataj në Prezë (foto)

               Publikuar në : 10:45 - 10/04/19 marsela

Admir Murataj u vra dje gjatë grabitjes së miliona eurove në Rinas. Sakaq, i vëllai i tij ka kërkuar që ti bëhen analizat e ADN, pasi dyshon se nuk është vëllai i tij i vrari nga policia.

Trondit i vëllai: Po presim ngushëllime për Admirin, policia s’na thotë kush është i vrari

Ndërkohë po sot policia ka shoqëruar gruan e Admir Murataj, për ta marrë në pyetje.

U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, shoqërohet në polici gruaja e Admir Murataj

Policia akoma nuk ka kapur anëtarët e tjerë të kësaj bande, e cila dje mori 10 milionë euro në barkun e avionit Tiranë-Vjenë.

Murataj para se të arratisej nga burgjet greke jetonte në një banesë 1-katëshe në Prezë të Tiranës. Por sot kjo banesë është kthyer në një vilë luksoze.

Sikundër duket qartë edhe nga fotot në fjalë, banesa është e pajisur me kamera sigurie nga të gjitha anët.

Këto janë disa nga pamjet brenda saj në vitin 2017-të, atëherë kur policia hyri në banesë, pasi po kërkonte Admir Muratajn.

Vjedhja spektakolare ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3-4 minutash, ku autorët të armatosur dhe të maskuar kishin organizuar çdo plan deri në detaje.

Grabitësit kanë hyrë nga një portë në fund të aeroportit, ku qëndron zakonisht shërbimi zjarrfikës.

Autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret. Nga ndjekja e policisë, mbeti i vrarë njëri prej grabitësve, dhe deri tani ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me Admir Muratajn, një person i shumëkërkuar edhe për grabitje të tjera të bujshme.

Profili i vrasësit/Grabitësi me 15 emra që vodhi dje 10 milionë euro dhe 3 blinda para 4 viteve

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT