Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ngacmimet sekuale/ Pino denoncon Ministrinë e Arsimit: Nuk do të mbrojë fëmijët

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Ngacmimet sekuale/ Pino denoncon Ministrinë e Arsimit: Nuk do të mbrojë fëmijët

Nga Anxhela Ferra

Një nga të drejtat thelbësorë të fëmijëve është mbrotjtja nga abuzimet. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijës nga abuzimet e prindërve ose të  njerëzve të tjerë. Por, abuzimet, sulmet dhe ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në shkolla janë fenomene aspak sporadike në vendin tonë. Ku fëmijët nuk ndjehen të pambrojtur veç nga bashkëmoshatarët, por në shumë raste denoncimet janë bërë për edukatoret apo mësuesit.

Rasti më i fundit i denoncuar është në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Ku një profesor i shkollës ngacmonte seksualisht një vajzë dhe skandali është thelluar duke përfshirë edhe të tjerë mësues.

Linda Pino, përfaqësuese e CRCA/ECPAT në Shqipëri, qendra për të Drejtat e Fëmijëve denoncon në Tirana Today mungesën e vëmendjes nga Ministria e Arsimit. Si edhe bën kërkesën për largimin e ministres Besa Shahini.

“Shkollat shqiptare nuk i mbrojnë fëmijët nga dhuna, bullizmi apo dhe nga ngacmimi seksual. Dhe nga kjo themi që nuk kemi shkolla të sigurta.

Ne nuk themi znj.Shahini si individ, por znj. Shahini si ministri e Arsimit. Që prej ardhjes së saj e deri më sot ne nuk dimë se çfarë po bën Ministria e Arsimit për të mbrojtur fëmijët. CRCA/ECPAT Shqipëri ka ndjekur me shqetësimin më të madh dy raste të ngacmimeve seksuale që janë bërë nga mësuesit në Mallakastër e në Durrës. Për të vijuar dhe me rastin më të fundit, atë në Fier.

Ne nuk kemi marr asnjë reagim nga Ministria e Arsimit për asnjë nga këto raste. Është një ministri e cila lidhjen me shoqërinë civile e ka bërë zero. Ministria ka një detyrim ligjor që të ngrejë mekanizma për raportimin e rasteve të dhunës nëpër shkolla. Ne nuk e dimë nëse Ministria e ka bërë këtë gjë. Madje në dijenin tonë ajo nuk ka bërë gjë. Dhe puna e vetme që Ministria e Arsimit është duke bërë lidhet me publicitetin e arsimit. Duke shkuar shkollë më shkollë e prezantuar nisma. Por, ndërkohë atë që fëmijët prekin realisht dhe atë mekanizëm që duhet të ngrihet urgjentisht, nuk është duke e bërë.

Prej dy vitesh tashmë ata kanë mbyllur çdo kontakt temave të tilla. Siç është mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, bulizmi dhe ngazmimet seksuale. Më parë ka qenë më e hapur si ministri sepse kanë ditur të dialogojnë. Ky i fundit tashmë është ndërperë dhe ne nuk e dimë arsyen përse. Kjo na bën ne kuptojmë që Ministria e Arsimit nuk do të mbrojë fëmijët nga dhuna. Nuk i shkon nëpër mend që t’i mbrojë ata.”

Edhe pse nëpër shkolla janë vendosur psikologë, sipas Pinos shpesh ato nuk janë efikasë. Pasi në disa raste psikologët nuk shkojnë fare në shkolla. E në raste të tjera ato nuk ruajnë konfidencialitetin e fëmijëve.

“Ka pasur studime që janë raportuar dhe nga organizata të tjera, ku 69% e fëmijëve janë pre e dhunës, qoftë fizike a psikologjike. Dhe ne nuk e dimë se çfarë ka bërë ministria për ta reduktuar. Përveç se organzimit të orëve ndërgjegjësuese apo takimeve me psikologët.

Por, për këtë të fundit kemi pasur dhe ankesa nga fëmijët. Të cilët thonë se nuk e dinë se cili është psikologu i shkollës. Pasi ky i fundit nuk ka shkuar asnjëherë. Ka dhe nga ata nxënës që thonë se nuk kanë besim të shkojnë te psikologu. Sepse psikologët kanë një mungesë shumë të theksuar të ruajtjes së konfidencialitetit të fëmijëve.”

Pino ka një thirrje edhe për organizatat e tjera që operojnë në Shqipëri, të cilat në fokus të tyre kanë të drejtat e fëmijëve.

“Vjen momenti që përtej çdo projekti që mund të kemi, nuk duhet të shohim ato por, të vendosim fëmijët në nivelin më të lartë. Ka shumë organizata që janë ndërkombëtare në Shqipëri dhe unë nuk kam parë një reagim të tyre për këtë gjë. Nëse nuk reagojnë për këtë gjë, atëherë për çfarë do të reagojnë, për publicitetin e aktivitetit?! Këtu është që duhet të jemi të gjithë bashjë dhe jo të ndarë.”/ TIRANA TODAY

Tags: besa shahiniCRCA/ECPAT në ShqipëriDenoncimetLinda Pinombrojtja e fëmijëveMinistria e Arsimitorganizatat

TË LIDHURA

Policia arreston dy persona: Njëri në timon i dehur, tjetri për dhunë ndaj bashkëshortes
Aktualitet

Policia arreston dy persona: Njëri në timon i dehur, tjetri për dhunë ndaj bashkëshortes

14:01 | 24/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

13:44 | 24/05/2025
Rrugorja shton kontrollet, largon makinat e parkuara gabim në hapësira publike.
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet, largon makinat e parkuara gabim në hapësira publike.

13:43 | 24/05/2025
Next Post
Pranoi të luante për Kosovën, Serbia ndëshkon futbollistin e ri

Pranoi të luante për Kosovën, Serbia ndëshkon futbollistin e ri

Pastrimi i parave, Shqipëria në “listën gri”

Pastrimi i parave, Shqipëria në “listën gri”

Koronavirusi në Itali/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në këtë rajon

Koronavirusi në Itali/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në këtë rajon

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin! 😲
Showbizz

Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin! 😲

by mirseda
14:13 | 24/05/2025
0

Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmë në një koncert i ka dedikuar edhe disa fjalë...

Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku

Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku

14:03 | 24/05/2025
Policia arreston dy persona: Njëri në timon i dehur, tjetri për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia arreston dy persona: Njëri në timon i dehur, tjetri për dhunë ndaj bashkëshortes

14:01 | 24/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton rezultatet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

13:44 | 24/05/2025
Rrugorja shton kontrollet, largon makinat e parkuara gabim në hapësira publike.

Rrugorja shton kontrollet, largon makinat e parkuara gabim në hapësira publike.

13:43 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com