E diel, 5 Prill, 2020
14 C
Tirana

Pranoi të luante për Kosovën, Serbia ndëshkon futbollistin e ri

Lexo edhe ...

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

Pak ditë më parë bëri bujë në media rasti futbollistit të ri serb, Ilija Iviç, i cili kishte pranuar të luante për Kosovën. Mirëpo si duket ky lajm nuk është pritur mirë nga serbët, duke bërë që prindërit e tij të pushohen nga puna.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare si dhe nga UEFA e FIFA, që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese.

Ilija Iviç tha disa ditë më parë për ‘Telegrafin’, se kishte rënë dakord të luante me përfaqësuesen U19 të Kosovës.

Reagimi i plotë i FFK-së:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës është tronditur sot me lajmin e mësuar nga drejtuesit e KF “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna (nëna si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, e babai si punëtor arsimi) për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.

KE i FFK-së e dënon ashpër këtë akt qyqar të ndërmarrë nga drejtues të institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të sistemit paralel serb, e që për qëllim kanë futjen e frikës tek bashkëqytetarët tanë serbë, të cilët e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e saj edhe në futboll.

Është për keqardhje se si presioni i institucioneve të Serbisë është aq i shtrirë tek komuniteti serb që jeton në Kosovë, sa që nuk lejojnë që një futbollist i talentuar ta zhvillojë karrierën e tij ashtu siç dëshiron. Kjo dëshmon se sa e vrazhdë është politika serbe ndaj bashkëkombasve të tyre që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe që duan që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në paqe dhe në harmoni me bashkëqytetarët e tjerë në Kosovë.

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka qenë e hapur dhe është përpjekur t’u japë hapësirë të gjithë talenteve të futbollit, pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë. Edhe në rastin e talentit Iviq, ne e kemi përkrahur fuqishëm vendimin e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, që ta ketë në dispozicion këtë futbollist dhe e kemi inkurajuar atë që t’i japë hapësirë të gjithë lojtarëve që e meritojnë të veshin fanellën e Kombëtares tonë.

FFK asnjëherë nuk i shikon futbollistët në baza kombësie, racore, përkatësie etnike apo fetare, por gjithmonë do të jetë e përkushtuar që t’i ftojë në kombëtaret e saj zinxhir futbollistët më meritorë.

Me këtë rast kërkojmë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb. Kjo është ndërhyrje e pastër e politikës në sport dhe duhet të dënohet nga të gjithë.

Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë çmos që edhe në të ardhmen të gjithë të rinjve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike t’ju mundësojë hapësira për zhvillimin dhe shfaqjen e talentit në të gjitha trevat ku ata jetojnë, por edhe në ekipet kombëtare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar...

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të...

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për...

Pas Boris Johnson, edhe e fejuara e tij shtatzënë rezulton pozitive me COVID-19

Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me COVID-19. Ndërkohë së fundmi është bërë me dije se...

Spaho: Policia jonë rri dhe ha fara, shteti s’është në gjendje të vendosë rregull

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se shteti nuk është në gjendje të vendosë rregull në...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT