Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nga vjen plani për zhdukjen e opozitës shqiptare

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Nga shpulla franceze humbën 4 milionë shqiptarë, dhe fituan 4 zuzarë”

Nga: Skënder Minxhozi

Në harkun e 48 orëve Ilir Meta ka ndërhyrë hapur dhe plot zhurmë në luftën politike brenda opozitës së djathtë. E ka bërë këtë duke deklaruar, si zakonisht të kundërtën. “Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike”, u shpreh Meta nga Pogradeci, duke bërë sikur kishte harruar që vetëm 24 orë para kësaj deklarate kishte ftuar për drekë Evi Kokalarin, një figurë enigmatike e ardhur nga SHBA, që ditët e fundit është hedhur në sulm kundër Bashës dhe pro Sali Berishës. Takimi me Kokalarin nuk është një “koment” nga ana e Presidentit, por një gjest i hapur anësie dhe rreshtimi në favor të aleatit më jetëgjatë dhe më të palëvizshëm që Ilir Meta ka pasur në karrierën e tij 30 vjeçare: Sali Berishës.

Nga qyteti turistik në breg të liqenit, Presidenti ka hedhur edhe një deklaratë që ia vlen të analizohet, pasi përbën gjithashtu një ndërhyrje të tërthortë në luftën politike të Tiranës. “Jam i bindur, ka deklaruar Ilir Meta, se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Një skenar që luhet prej shumë vitesh dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që nuk janë as në kontinentin tonë”.

Kreu i shtetit njofton pra publikisht se prej vitesh ka një përpjekje për të eliminuar opozitën shqiptare. Përtej faktit që kjo deklaratë është një futje me të dyja duart në mishmashin opozitar të këtyre orëve, mes Lulzim Bashës e Sali Berishës, ajo përbën edhe një sulm të pakamufluar ndaj qeverisë. Por këtu Meta nuk habit më askënd sepse tashmë e ka treguar se sa pak mundet të qëndrojë në rolin asnjanës të kryetarit të shtetit.

Së dyti, meqë aludon se ekziston një plan për të zhdukur opozitën në Shqipëri, madje prej disa vitesh, le të përpiqemi ta ndihmojmë pak kreun e shtetit që të sqarojë më mirë tezën e tij apokaliptike.

Nëse ka pasur një plan për të eliminuar opozitën, me siguri ai plan duhet ta ketë origjinën tetë vjet më parë, kur në garën mes Lulzim Bashës e Sokol Olldashit u përzgjodh i pari. Rezultatet që pasuan provuan se vënia e Lulit në krye të partisë ishte vërtet një plan ogurzi për t’i shkurtuar ditët opozitës.

Nëse ka pasur një plan për të eliminuar opozitën, ai me shumë gjasë do të ketë pasur të bëjë me refuzimin kategorik të PD për t’u paraqitur në tryezën e reformës territoriale, duke i lënë në dorë Edi Ramës që të vizatojë sipas qejfit hartën e bashkive të reja të Shqipërisë. Rezultati: nga 61 bashki me të cilat Shqipëria hyri në zgjedhjet lokale të vitit 2015, pozita fitoi 45 të tilla kurse opozita vetëm 16! Shifrat flasin vetë.

Nëse ka pasur një plan për të eliminuar opozitën, ai duhet me siguri të ketë vazhduar me instalimin e Çadrës 100 ditëshe në pranverën e vitit 2017 në bulevardin qëndror të Tiranës. Aty u gatua fillimisht revolucioni blu, e më pas brenda pesë orëve iu shtri dora Edi Ramës, u pranua hyrja në qeverinë e tij dhe në fund të rrugës PD mori rezultatin më të keq historik që nga themelimi i saj në vitin 1990.

Nëse ka pasur një plan për ta lënë opozitën pa pushtet dhe përfaqësim të cilësdo formë, ky plan e ka pasur pikën kulmore në vitin 2019. Atëhere kur opozita hodhi në urën e Lanës mandatet parlamentare, e së dyti kur nuk hyri fare në zgjedhjet lokale të rradhës. Me shume siguri, pjesë e atij plani do ketë qenë edhe veprimi komik i kreut të shtetit që shtyu datën e zgjedhjeve pa konsultuar askënd paraprakisht!

Nëse ka pasur një plan skandaloz për të vrarë opozitën shqiptare, ai do ketë qenë i lidhur edhe me vitin fatal që do dhe tre muaj të mbarojë. Fillimisht, sipas këtij plani, PD nuk e kundërshtoi hyrjen në zgjedhje megjithëse pozita ndryshoi klauzolën e koalicioneve paraelektorale duke lëvizur në tryeza nja katër a pesë mandate në favor të saj. Sikur të mos mjaftonte kjo (me siguri, në bazë të planit që përmend Ilir Meta), partia e tij LSI doli e tha se këto ndryshime ishin në favor të saj nga ana elektorale. Rezultati: LSI mori vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, shifra më e keqe që nga dita e themelimit.

Siç shihet kjo lojë ironike argumentash me deklaratën e Presidentit, ka brenda një dozë jo të vogël realizmi e vërtetësie. Ilir Meta ia hedh të gjithë fajin e dobësisë së sotme të opozitës Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Por siç duket nga sa më lart, themeli i krizës së sotme opozitare qëndron i ndërtuar mbi vendime të këqia, zgjedhje të gabuara dhe mungesë vizioni. Të cilat Sali Berisha është kujtuar t’i kritikojë në Foltoret e tij “pas pilafit”. Më saktë, pasi u shpall non grata nga SHBA. Ashtu si Meta, edhe ish-kryeministri e drejtojnë gishtin tek pala tjetër, por do bënin mirë të shiheshin një herë në pasqyrë se ndoshta gjejnë aty fajtorin e kalvarit tetëvjeçar të opozitës.

Tags: bashaBerishalsiMetaopozitaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Një kallashnikov dhe një scorpions, vriten në atentat Çollaku dhe Bitri

Një kallashnikov dhe një scorpions, vriten në atentat Çollaku dhe Bitri

Vodhi viktimën te Infektivi, 4.3 vite burg për infermieren

Vodhi viktimën te Infektivi, 4.3 vite burg për infermieren

“Na prishi reputacionin e familjes”/Vrau kunatën, burg përjetë Xhepës

"Na prishi reputacionin e familjes"/Vrau kunatën, burg përjetë Xhepës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”, bllokohet tërësisht qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas
Aktualitet

Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”, bllokohet tërësisht qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas

by mirseda
13:39 | 21/02/2026
0

Përkeqësimi i situatës së krijuar nga rrëshqitja dhe fundosja e rrugës në vendin e quajtur “Arrat e...

Sherri për ekspresin e kafes/ Akuzohet se ndihmoi të arratisej autori i vrasjes në Manzë,

Sherri për ekspresin e kafes/ Akuzohet se ndihmoi të arratisej autori i vrasjes në Manzë,

12:43 | 21/02/2026
Sherr për pronën në Gjirokastër, 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin

Sherr për pronën në Gjirokastër, 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin

11:41 | 21/02/2026
Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

10:28 | 21/02/2026
Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com