E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Na prishi reputacionin e familjes”/Vrau kunatën, burg përjetë Xhepës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën, i cili është i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepës. Gjatë seancës së sotme, Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit që është marrë në 21 janar të 2021 për Xhepën.

Njoftimi i gjykatës

Në datë 14.02.2019 në Tiranë, në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat është gjetur trupi i pajetë i shtetases Liri Xhepa. Për këtë vrasje është akuzuar kunati i saj, shtetasi Dashamir Xhepa. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale me të pandehur D.XH, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 116, datë 21.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehuri D.XH dhe dënimin me burgim të përjetshëm.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri D.XH, i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 437 datë 05.10.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.116, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Si ndodhi ngjarja?

Gjykata e Tiranës dënoi në muajin janar të këtij viti me burg për jetë Dashamir Xhepën, i cili më 14 shkurt 2019 vrau kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në ferra. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë që Xhepa të mbyllej në qeli përjetë për krimin e bërë.

Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa, nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me të tjerë në fshat, ndaj e vrara”, ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...