E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Një kallashnikov dhe një scorpions, vriten në atentat Çollaku dhe Bitri

Elbasani u trondit pasditen e djeshme nga një atentat, ku u vranë dy persona me të shkuar kriminale. Masakra u regjistrua në Bradashesh, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ku viktimë në vendin e ngjarjes mbeti Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Lidhur me këtë ngjarje, policia tashmë ka sekuestruar edhe armët që kanë përdorur autorët.

Dy armë zjarri janë gjetur brenda makinës së djegur, që është përdorur nga atentatorët e vrasjes së Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit. Armët e gjetur janë kallashnikov dhe scorpions, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga vrasësit. Këto armë janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për analizë më të detajuar, dhe për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Makina e djegur e atentatorëve u gjet pranë Metalurgjikut, e prej andej dyshohet se autorët janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar.

Lulzim Bitri mbeti i vrarë në vend nga të shtënat me armë, ndërsa Ardian Çollaku u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Fillimisht u raportua se ndërroi jetë, por më pas Spitali i Elbasanit njoftoi se kishte pësuar vdekje klinike dhe u dërgua në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë pas mesnate.

Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...