Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nesër 17 Maj / A do përsëritet Besë-Prerja e dytë shqiptare?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nesër 17 Maj / A do përsëritet Besë-Prerja e dytë shqiptare?

Nga: Kreshnik Spahiu

Nesër është 17 Maj: 2 vjet tradhti kombëtare. Jo rastësisht koncepti tradhti, instinktivisht lidhet me një objekt dhe një subjekt! Çadra dhe Luli janë dy simbole të pabesisë moderne në politikë. A keni dëgjuar prej dy vjetësh që Berisha apo Basha të përkujtojnë çadrën?
Sigurisht që jo!

Çadra ishte kurthi më provincial por i montuar mes bulevardit për të prerë në besë çdo kënd vetëm dhe vetëm që Berisha ti shpëtonte vetingut. Heshtin për çadrën, heshtin për votën elektronike, heshtin për Republikën e Re, heshtin për 7 ministrat në bashkë-qeverisje, heshtin për akuzat ndaj LSI, heshtin për 14 milion eurot e Lul Bashës…

Pa u zgjatur me çadrën se i ka dal boja, po sjell në optikën e publikut, atë çka pritet të ndodh: Një marrëveshje nr. 2 Rama-Basha!
Që Basha-Mona-Berisha po presin një marrëveshje kjo duket e qartë por a është Rama pjesë e këtij pazari kjo mbetet në ditët e ardhshme për tu parë!

Berisha i ka harxhuar të gjitha fishekët:
– zjarrin në dyert e kryeministrisë,
– djegien e mandateve,
– bojkotin e zgjedhjeve,
– kërcënimin e ambasadorëve në shtëpi,
– goditjen fizike të kundërshtarëve politik,
– blerjen me para të disa portaleve,
– miliona për lobim në Washington,

Rrethanat janë krejt të ngjashme por me një ndryshim: Në 2017 kërkonin votim elektronik ndërsa këtë radhë duan: “Ik Rama-Hajde Basha” pa votuar fare! Duan rotacion në tavolinë me presion kundër çdo kujt. “Zbrit nga kali se kam unë radhën, ose ndryshe të vrava” Por pse Berisha e kërkon me kaq ngulm pushtetin? Ai sikur hoqi dorë para 6 vitesh…

Sali Berisha e ka të qartë se Lulzim Basha nuk fiton dot me vota sepse e ka shkërmoq PD në 5-6 pjesë. Berishën e ka zënë makthi i moshës pleqërisë! Ndonëse shqiptarët dalin në pension 65 vjeç, ai është mashkulli i vetëm që punon me rrogë 76 vjeç. Ai është politikani i fundit në Evropë bashkë me Gramoz Ruçin që prej sistemit komunist.

I plakur, tashmë ai ka panikun e madh, se çfarë do ndodh pas tij. Ai e din fort mirë se pas tij, Lulzim Bashën do ta shqyejnë brenda partisë!
Në këto kushte ai po nxiton për ta sjell Lulzim Bashën (dmth biznesin e tij) sërish në pushtet sa është gjallë dhe që mund ti mbajë qentë e lidhur. Për t’ja arritur qëllimit Berisha është i gatshëm tē bëjë “luftën dhe paqen”. Dhe sigurisht të dyja i bën shumë mirë, sepse që të marrësh me paqe pushtetin duhet ta shantazhosh dhe kërcënosh kundërshtarin për ti ulur pazarin.

Një Zot e di nëse do friksohet Edi Rama apo jo, pasi në 2017 pranoi propozimin amerikan dhe jo Berishian! Rama njihet si frikacak por mund ndodh që ka frikë ta lëshoj pushtetin me marrëveshje sepse nuk u zë besë!  Në horizont opozita ka një dis-avantazh këtë radhë: Faktorin ndërkombëtar! Amerikanët dhe evropianët e njohin me dhëmb dhe dhëmballë Berishën. Skemat e tij mund ti lexoj çdo injorant pas 29 vitesh.

Ambasadat po refuzojnë të jenë negociator të një marrëveshje. Kjo është çuditërisht avantazhi por dhe disavantazhi për Edi Ramën për këto arsye:
– BE po kërkon dialog por jo marrëveshje mbi kushtetutën,
– Brukseli dhe Ëashingtoni kërkojnë që kriza të zgjidhet nga faktori brendshëm,
– Ndërkombëtarët s’duan zgjedhje të parakohshme sepse dyshojnë që Basha mund humbas prapë dhe sërish do thotë: “Na vodhën kutitë” dhe s’do njoh humbjen,
– Ambasadorët po testojnë nëse do Rama apo s’do marrëveshje me Bashën dhe a ka qenë aktrim i tyre në këtë “Teatër Lufte”Kjo enigmē do zgjidhet shpejt për publikun.

Nëse Rama nuk jep dorëheqje dhe nuk shpall zgjedhje të parakohshme atëherë lufta është reale. Po nëse Rama i ofron bashk-qeverisje teknike me shoqet e Argita Berishës si ministresha njësoj si në 17 Maj 2017, atëherë kemi “Besë-Lidhjen” e besëprerëve të cilët në dhjetor nga paniku i protestave masive studentore u detyruan të improvizojnë këtë “Lojë-Luftash”. Ka zëra që hamendësojnë se kjo e gjitha është skenari anti-veting dhe ku në fund humb Amerika dhe fiton pushteti-opozita-Monika. Unë do uroja që kjo krizë të jetë reale dhe jo tymuesja për të legjitimuar një pazar anti-shqiptarë vetëm që të ruajnë stats-quon 4-5 zuzarë! Më mirë një fund i tmerrshëm për ata sot, se një tmerr edhe për 28 vite të tjera për gjithë shqiptarët!

 

Tags: edi ramaKreshnik Spahiululzim bashasali berisha

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Shokuese/ Skuadra angleze e futbollit financohet nga familja e Bin Laden

Shokuese/ Skuadra angleze e futbollit financohet nga familja e Bin Laden

Patozi: Nesër është 17 maji. S’kam për të lejuar pazaret mes Ramës e Bashës!

Patozi: Nesër është 17 maji. S’kam për të lejuar pazaret mes Ramës e Bashës!

Ish-deputeti: Rama bën kryebashkiak ish-gardistin e 21 janarit, të infiltruarin e PS

Ish-deputeti: Rama bën kryebashkiak ish-gardistin e 21 janarit, të infiltruarin e PS

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com