pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibomganobetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetcasibomganobetbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabetjojobet girişgooglecasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nëpërkëmbja e Kodit Zgjedhor

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Ben Andoni/Retorika e çartur e politikanëve për fushatën e zgjedhjeve 2017 ka arritur kulmin në ditët e fundit para të dielës së 25 Qershorit. Flitet për timonin e Ramës, flitet për himnin, për armatosjen e Ilir Metës, flitet për foton blic të takimit 10 sekondash të Bashës me Trump, flitet për taksa, flitet për papunësi, por pothuaj asgjë për atë që na kritikojnë të gjithë: zgjedhjet. Sepse këto të fundit kurrë nuk do të bëhen si duhet tek ne, duke treguar realisht edhe nivelin e vërtetë të demokracisë shqiptare.

Kështu që kur arrihet që të ndryshohet thjesht nga politika data e zgjedhjeve, kur Parlamenti miraton nga pakti politik ndryshimet ligjore që e anashkalojnë Kodin Zgjedhor, kur vetë KQZ vendimet nuk i mbështet në ligj si në rastin e dy partive të mëdha, kur partitë si PD-ja shpërfillin afatet e mandatuara me ligj, atëherë llogarit se çfarë mund të bëjë kryetari i aksh qendre të votimit në një zgrip vendi, por qoftë edhe afër kryeqytetit, si mund të sillet ai me simbolikën apo në numërimin e votave!

Një vit më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Kuvendit shqiptar të ndryshonte Kodin Zgjedhor, madje duke i sugjeruar edhe pikat ku mund të ndërhyhej dhe që lidheshin me përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve të shkuara. Në një nga pikat vlerësohej si e palogjikshme numri i vëzhguesve dhe personat politikë që bënin presion ose këshillonin njerëzit e tyre në qendrat e votimit.

Si ndikonin ata mbi numëruesit e partive të tyre duke e vonuar shëmtuar procesin zgjedhor por edhe sfilitjen e këtyre sepse shumë syresh kishin qenë edhe komisionerë në qendrat e votimit. E nuk mbaronte këtu, sugjerimeve i shtohej sjellja harbute në disa raste e numëruesve dhe kushtet klimatike, që krijoheshin nga dyndjet. Atëkohë, KQZ këshilloi që një Kodi i ri Zgjedhor duhet të ndalonte komisionerin e KQV të emërohej edhe si numërues.

Madje shkoi në gjëra më specifike: kishte KZAZ të mëdha për të cilat u kërkua rritja e numrit të tavolinave, por në këtë rast do duheshin mjedise të mëdha. Megjithëse propozimet ishin edhe disa nga rekomandimet i ODHIR, partitë politike shqiptare pothuaj e futën në sirtar Kodin Zgjedhor ose më keq akoma e nënvleftësuan hapur, duke iu derdhur njëra-tjetrës me luftën e zakonshme bajate. Ndryshimet e Kodit edhe me apelet e aktorëve të ndryshëm, nuk u bënë deri kur plasi kriza e të ashtuquajturës “Çadër e Lirisë”.

Epilogu arriti në zgrip të afateve të mbylljes së krizës kur politika u pa se as nuk e përfillte fare Kodin Zgjedhor. Vetëm një pakt i vogël, pas ardhjes së emisarëve të huaj, bëri që zgjedhjet të shtyheshin, teksa u pa se negociatorët ndërkombëtarë arrinin të vendoseshin edhe mbi ligjin.

Paçka se ajo ishte detyrë thjeshtë e presidentit, atij iu bë fakt i kryer ajo që vendosi politika e madhe (Lexo takimi Rama-Berisha) natën e 18 Majit. Dhe, marrëveshja e dy të mëdhenjve parashikoi afatin vetëm për regjistrimin e partive opozitare dhe listave të tyre të kandidatëve, ndërsa nuk u lejua regjistrimi i koalicioneve dhe i partive të tjera të vogla që nuk bënin pjesë në kampin opozitar, megjithëse fajtorë të situatës ishin pikërisht ata.

Dhe jo vetëm kaq, ndryshimet e Ligjit për Partitë Politike, të cilat u miratuan si pjesë e marrëveshjes Mcallister+, përcaktuan monitorimin e financimit të partive përgjatë fushatave. Në fakt edhe vetë Kodi Zgjedhor e kufizonte monitorimin e financimit të partive politike jashtë periudhës së 30 ditëve zyrtare të fushatës. Me pak fjalë, ajo që bëhej në parlament nuk shkonte fare me Kodin Zgjedhor.

Të gjitha këto e bënë autoritetin e KQZ-së të arrinte në këtë vit në nivelin më të ulët. PD nuk arriti të dorëzonte listat e plota të kandidatëve, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të 26 majit. Dhe, KQZ i dha 24 orë afat PD-së për të plotësuar mangësitë në lista, edhe pse ligji nuk të jep asnjë mundësi në këtë rast…

“Lidhur me kodin, ky është një kod i mallkuar zgjedhor që në 2008-n, një kod i bërë në errësirë nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe përsëri ky kod dëshiron të mbajë në errësirë zgjedhjet në Shqipëri për fat të keq. Sepse nëse ka një konsensus është ai i nëndheshëm për të penguar çdo përpjekje që rrit transparencën e procesit zgjedhor dhe që e kalon atë nga dy-tre duar në një proces të hapur, konkurrues dhe demokratik. Pasojat e krizave të këtyre viteve, të gati një dekade, janë pasojat e kodit të bërë në errësirë me ndryshimin e dhunshëm që iu bë Kushtetutës me konsensusin e madh”, e pohoi hidhur pak javë më parë kryetari i parlamentit dhe kryetari i LSI-së Meta, por pa mundur në Legjislaturën e drejtuar prej tij, që t’i japë udhë problemit dhe të drejtojë një proces, që e mbajnë peng prej vitesh partitë e mëdha. (Javanews)

Tags: bashaben andoniBerishaKodi ZgjedhorKQZligjiMetaPartitë Politikerama

TË LIDHURA

Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Next Post

Shqipëria me tepër transparencë në shpërndarjen e statistikave

Firmosin dy titullarë për ekipin e Tiranës

Greqia u jep leje emigrantëve shqiptarë të votojnë







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

by mirseda
20:48 | 11/06/2026
0

Edhe në Korçë po zhvillohet një protestë nga qytetarët që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Dhjetëra qytetarë janë...

Tirana në këmbë, “Rama jep dorëheqjen” jehon në bulevard! Turisti amerikan: Nuk kemi frikë

20:34 | 11/06/2026

Botërori 2026 nis sot! Publikohen formacionet zyrtare të Meksikë–Afrikë e Jugut

20:08 | 11/06/2026

Dosja zbardh vrasjen e efektivit Enea Mekolli, detaje nga operacioni fatal në malin e Bodes

20:05 | 11/06/2026

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

19:38 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com