Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Negociatat: Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes, Franca mund të vendosë veton

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat: Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes, Franca mund të vendosë veton

Ministrat e Jashtëm të BE që diskutojnë të martën (15.10) në Luksemburg për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndoshta do të kenë një diskutim jo fort të gjatë. Franca ka paralajmëruar se do të pengojë me veto fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Ky vend është i mendimit, se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme, shkruan gazeta gjermane “Handelsblatt”. Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon më parë një reformim të thellë të procesit të anëtarësimit si kusht për të dhënë miratimin e tij.

Josef Janning, drejtues i zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme europiane, e kupton shqetësimin e Francës. “Francezët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar se Bashkimi Europian përmes shtimit të anëtarëve do të dëmtohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu, e nëse mbetet vetëm tregu, atëherë as ai nuk do të mbetej një ditë… Po të hedhësh vështrimin pas, mund të thuash, se kjo frikë nuk ishte aq e paargumentuar”, thekson Janning për radion gjermane, “Deutschland Funk”.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i duhet perspektiva e anëtarësimit

Megjithatë eksperti nuk sheh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave. “Duhet parë edhe ana tjetër, nëse nuk ka një qëllim, një perspektivë të besueshme anëtarësimi, atëherë për aktorët politikë aty bëhet e vështirë, për të mos thënë se bëhet shumë e vështirë t’i qëndrojnë kursit për t’i afruar vendet e tyre në mënyrë konsekuente në drejtim të BE.”

Sipas tij, fillimi është i lehtë, por më pas puna bëhet serioze dhe pikërisht në këtë fazë duhet vullneti i fortë politik për t’iu mbetur besnik reformave. Në këtë kuptim ndihmon shumë perspektiva e anëtarësimit, thotë Janning.

Jo vetëm inkurajimi për reforma që i duhet dhënë këtyre vendeve në rrugën e afrimit me standartet e BE është një argument pro çeljes së tyre për ekspertin gjerman. Josef Janning shikon edhe një interes të BE për zgjerimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në drejtim të sigurisë. “Për BE shtrohet pyetja a mundet ajo t’i mbajë larg ato demokraci europiane që duan të futen brenda saj. Këtë ajo nuk mund ta bëjë, pa dorëzuar idenë se është vatër e të gjitha demokracive në Europë”, thekson Janning.

Krahas Francës, hezituese është edhe Holanda, e cila më shumë është për t’i thënë po çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Me Shqipërinë ky vend sheh më shumë probleme, u shpreh kryeministri holandez, Mark Rutte në një takim të fundit me kancelaren Merkel në Berlin. Edhe Danimarka është skeptike, raporton Deutsche Welle.

Në BE veç vendeve të lartpërmendura ekziston një frymë pozitive për çeljen e negociatave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë një vit më parë nga Komisioni Europian. Gjermania e mbështet çeljen e negociatave, pas disa kushteve imediate që vendosi Bundestagu, të cilat duhen realizuar deri në konferencën e parë të anëtarësimit, por edhe kushteve të tjera afatgjata.

Në bisedimet në Luksemburg të martën, Gjermania përfaqësohet nga ministri i shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, i cili është një përkrahës i bindur i çeljes së negociatave. Në një intervistë të mëparshme për Deutsche Wellen, Michael Roth theksoi se kemi nevojë për unanimitet në Këshillin Evropian.

“Të dyja vendet kanë bërë përparime të jashtëzakonshme. Nga këndvështrimi ynë, kushtet janë përmbushur që të fillojnë negociatat e pranimit. Por, natyrisht, ka ende shumë për të bërë në drejtim të sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit. Edhe çështja e pajtimit në rajon është ende sprovë, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. ”

Por nëse thirrjet e Michael Roth, se duhet të dërgojmë mesazhe inkurajuese pozitive në drejtim të Ballkanit Perëndimor do të dëgjohen nga vendet skeptike, kjo është më se e pasigurtë.

Tags: beFrancaMaqedoni e Veriutnegociatatshqiperi

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE/ Cakaj: Koha për të hapur bisedimet

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE/ Cakaj: Koha për të hapur bisedimet

Mashtronte qytetarët me bileta të falsifikuara, pranga 32-vjeçares

Mashtronte qytetarët me bileta të falsifikuara, pranga 32-vjeçares

Aksione të shumta kundër antisemitizmit

Aksione të shumta kundër antisemitizmit

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com