Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Negociatat/ Hahn flet troç: Shqipëria më pak shanse se M.Veriut

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Komisioneri në ikje i zgjerimit në Bashkimin Europian, Johannes Hahn në një intervistë për median austriake “Der Standard” ka treguar se Shqipëria është shumë pas në procesin e hapjes së negociatave. Duke listuar disa arsye, Komisioneri Hahn tregon se një ndër pengesat kryesore është mungesa e dialogut politik në Shqipëri, ndërsa thotë se brenda familjes së madhe të BE ka një perceptim tjetër për fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut.

Më tej, Hahn thotë se Shqipëria e vuan shumë faktin e opozitës e cila nuk është në parlament si dhe nuk harron të përmendë edhe procedurën e nisur të Komisionit Hetimor për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për çështjen e zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Jemi ende duke punuar që t’i çojmë të dy vendet në negociata. Por nuk është sekret se ndjesia mes shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja.

Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit. Sigurisht, vendet anëtare të BE-së vlerësojnë gjithashtu situatën e përgjithshme politike”, tha Johannes Hahn.

Tags: HahnnegociatatShanseshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Basha shpërthen ndaj Ramës: O hajdut psiqik, pse nuk thua një fjalë për Dakon?

Hiqen kasat fiskale/ Qeveria ligj të ri për faturat, sa do të paguajnë bizneset

Ndaj Sorecës po shfryn dufi i revolucionit të dështuar!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com