Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ndaj Sorecës po shfryn dufi i revolucionit të dështuar!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Të gjithë ata që mund ta kishin sinqerisht kauzën e Teatrit, prej fillimit të saj, kanë marrë një fitore të rëndësishme, dhe ajo lidhet me përfaqësinë e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ish ambasadorja Romana Vlahutin, aq shumë e sulmuar nga opozita, ishte e vetmja që me ndërhyrjen e saj i dha një fitore të rëndësishme kauzës së Teatrit, duke detyruar qeverinë, të tërheqë ligjin që parashihte prokurim direkt për fituesin dhe rikthimin e garës.

Kryebashkiaku Veliaj, madje ia mori për ters në atë kohë ndërhyrjen ambasadores Vlahutin, pasi tërheqja ushqeu protestat dhe ato pas asaj, i mori nën kontroll të plotë PD.

Por Bruskeli i qëndroi fort detyrimit të qeverisë për garë dhe e futi çështjen e garës për Teatrin në axhendën e vet.

Opozita e përshëndeti fillimisht ndërhyrjen e Bruskelit, me shpresë se do ta mbante ndezur protestën.

Pastaj u harrua dhe Teatri dhe ligji, pasi filloi “revolucioni” që do t’u jepte ose gjithçka, ose asgjë.

http://www.gazetatema.net/2018/09/19/pd-nuk-di-ke-te-mbroj-teatrin-apo-be/

Pasi dështoi me “revolucionin” për djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhje, Lulzim Basha u rikthye para Teatrit, tashmë për të luajtur “Teatrin” e vet politik.

Dhe ka viktimizuar të vetmin ambasador të Perëndimit në Shqipëri që i ka dhënë kuptim kauzës së Teatrit, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë.

http://www.gazetatema.net/2018/09/10/be-i-shpeton-te-gjithe-pervec-teatrit-te-vjeter/

Ambasadori Soreca, duke qenë përfaqësues i Bashkimit Eropian në Tiranë, është këtu për të mbrojtur vendimet e Brukselit për çdo çështje dhe vendimi i Brukselit për Teatrin, është i pasqyruar në një rekomandim me shkrim të Bashkimit Evropian, për të cilin Lulzim Basha ka bërtitur “Fitore” kur është bërë.

Një vit më pas Bashkimi Evropian nuk ka ndërruar qëndrim, por ka ndërruar vetëm ambasador dhe ambasadori Soreca është duke mbrojtur qëndrimin e Bashkimit Evropian.

Sulmet e pacipa ndaj tij, vijnë nga fakti, se tani për PD është më i rrezikshëm qëndrimi i Brukselit, se sa qëndrimi i qeverisë.

Qëndrimi i Brukselit i heq qeverisë të drejtën e një ligji pa garë për ndërtimin e Tetarit, duke i hequr kështu dhe një argument opozitës. Por Brukseli e ka bërë rekomandimin për ndërtimin e një Teatri të ri qysh në fillim.

Por Lulzim Basha në këto ditë vape, kur është duke dorëzuar bashkitë që premtoi se do t’i mbante me forcë, ka nevojë urgjente për një “armik” të jashtëm dhe ka gjetur ambasadorin Soreca, i cili i prish atij Teatrin politik që po luan para shqiptarëve.

As ambasadori Soreca, as Brukseli dhe asnjë zë nga Bashkimi Evropian nuk kanë lëvizur nga asgjë që kanë bërë me shkrim një vit më parë.

E vetmja gjë që ka ndryshuar nga një vit më parë, është dështimi i revolucionit të Lulzim Bashës dhe nevoja për një Teatër politik që të mos merren njerëzit me dështimin e tij. Dhe duke sulmuar ambasadorin Soreca, opozitarët e Lulzim Bashës shfryjnë me këtë rast dufin ndaj Perendimit që i katandisi të dalin sërish para Teatrit, aty ku e lanë para nisjes së “revolucionit”.

Dhe kanë të drejtë! Po të mos ishte qëndrimi i BE përmes ambasadorit Soreca, qëndrimi i SHBA, përmes ambasadës në Tiranë dhe qëndrimi i OSBE përmes ambasadorit Borchart, tani do ta kishim harruar Teatrin se mund të numuronim viktimat e revolucionit të 30 Qershorit. Tani thjeshtë numurojmë orët e Lulzim Bashës.

 

Tags: ambasadori sorecamero bazeTeatri

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Teatri/ Liçaj: Ju bëj thirrje të gjithë atyre që e duan këtë vend, të bashkohen me ne

Ndryshojnë rregullat për transportin urban në Tiranë, abonetë do jenë me fotografi

Bylisi godet në merkato, firmos ish-lojtari i Tiranës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com