Pas disa muajve ‘shkëputje nga rregullat e forta’, atë të vendosjes së emrit dhe fotografisë në një abone, duket se gjithçka do ti rikthehet situatës së shkuar.
Nga nesër, abonetë do të shiten vetëm pranë kioskave të stacioneve të autobusëve, duke vendosur emrin-mbiemrin dhe fotografinë e personit që do e blejë. Për cilindo përdorues tjetër i abonesë që nuk përputhet me të dhënat personale të shkruara në abone, nuk do të pranohet në autobus.
Ndonëse shumë qytetarë janë shprehur kundër, pasi nuk e përballojnë dot nga ana ekonomike, Shoqata e Transportit Qytetas e shikon të nevojshme këtë ndryshim.
Kjo për arsyen pasi ato shiteshin të falsifikuara nga kushdo, duke ulur kështu ndjeshëm të ardhurat. Ndaj, tashmë abonetë do të shiten vetëm pranë stacioneve të autobusëve dhe të personalizuara.