Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Në rast shkelje, gjobë 5000 euro/ Ministria e Jashtme del me njoftimin e fundit

13:32 | 20/11/2020
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në rast shkelje, gjobë 5000 euro/ Ministria e Jashtme del me njoftimin e fundit

Ministria e Jashtme ka njoftuar shtyrjen e orarit të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës. Orari do të jetë nga ora 07:00 – 23:00, në ndryshim nga sa ishte më parë, 06:00 – 22:00. Sakaq, Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës është mbyllur prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të hapet vetëm më datë 4 dhjetor 2020.

Deri në këtë datë, nuk lejohen as hyrjet dhe as daljet nga Greqia, për të gjitha kategoritë. Kalimi vijon të jetë i hapur në Kakavijë, por sipas Ministrisë së Jashtme dhe aty do të ketë kushtëzime.

Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor, pavarësisht shtetësisë. Në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000 €.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë greke:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kushdo që ka hyrë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00 të ditës së sotme, duhet të vetëkarantinohet një javë.

Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000€.

Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

Qytetarët që hyjnë në Greqi për nevoja absolute pune dhe dalin nga territori i saj, nuk do të kenë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.

Për më shumë, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendimi do të jetë në fuqi nga data 20.11.2020 – 4.12.2020.

Tags: GreqiKakavijeKapshticeministria e jashtme

TË LIDHURA

Oscars i kërkon falje aktores pas 50 vitesh
Bota

Oscars i kërkon falje aktores pas 50 vitesh

09:47 | 16/08/2022
Kontrolli i FBI-së në rezidencën e Trump/ Prokurorët kundërshtojnë publikimin e provave të kërkimit
Bota

Kontrolli i FBI-së në rezidencën e Trump/ Prokurorët kundërshtojnë publikimin e provave të kërkimit

09:32 | 16/08/2022
Pse ka frikë Europa nga një “Ballkan i Hapur” pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?
Editorial - Opinione

Për ata “patriotë” shqiptarë që grisin flamurin turk, por jo flamurin gjerman apo amerikan

09:03 | 16/08/2022
Next Post
Moti i keq pushton vendin/ Ulje temperaturash dhe shtrëngata shiu për sot

Nesër, reshje shiu në të gjithë vendin

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Prej ditësh në Reanimacion, ndërron jetë nga COVID-i foshnja 16 muajsh

Rama sqaron pse nuk pranoi qeveri teknike

Basha nuk ndalet: Po them të vërtetën, Rama fsheh numrin e viktimave

JU REKOMANDJOMË

Osmani: Dialogu me Serbinë, pas krijimit të institucioneve të reja

Osmani: Dialogu me Serbinë, pas krijimit të institucioneve të reja

2 vjet ago
Vendimi i fundit/ KFOR-i do vendoset për rreth dy javë në Jarinje dhe Bërnjak

Vendimi i fundit/ KFOR-i do vendoset për rreth dy javë në Jarinje dhe Bërnjak

11 muaj ago
Dy shqiptarët myslimanë restaurojnë kishën: “Ne jemi fëmijë të Zotit”

Dy shqiptarët myslimanë restaurojnë kishën: “Ne jemi fëmijë të Zotit”

3 vjet ago
Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

Fier: Makina del nga rruga, 2 të plagosur

2 vjet ago




TË FUNDIT

Oscars i kërkon falje aktores pas 50 vitesh
Bota

Oscars i kërkon falje aktores pas 50 vitesh

by Mar Si
09:47 | 16/08/2022
0

Çmimet Oscar i kanë kërkuar falje Sacheen Littlefeather, një gruaje vendase amerikane që u përshëndet nga skena...

Kontrolli i FBI-së në rezidencën e Trump/ Prokurorët kundërshtojnë publikimin e provave të kërkimit

Kontrolli i FBI-së në rezidencën e Trump/ Prokurorët kundërshtojnë publikimin e provave të kërkimit

09:32 | 16/08/2022
Pse ka frikë Europa nga një “Ballkan i Hapur” pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?

Për ata “patriotë” shqiptarë që grisin flamurin turk, por jo flamurin gjerman apo amerikan

09:03 | 16/08/2022
Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner

Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner

08:51 | 16/08/2022
Shqipëria i vjen në ndihmë Kosovës me energji elektrike, rikthehet furnizimi i rregullt

Shqipëria i vjen në ndihmë Kosovës me energji elektrike, rikthehet furnizimi i rregullt

08:39 | 16/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com