Pas paralajmërimit të kryeministrit Rama, se nesër do të ketë një përballje me qytetarët për të treguar si është e vërteta me situatën me pandeminë, sërish kryedemokrati Basha nuk ndryshon qëndrim.
Pas akuzave në drejtim të qeverisë se kryeministri Rama po fsheh shifrat, kreu i PD-së pohon se po thotë të vërtetën. “Për fat të keq, Edi Rama, kryeministri i qeverisë akoma në detyrë, ka bërë politikë me vdekjen duke fshehur shifrat reale të vdekjes”, tha Basha dje në “Opinion”. E po sot, ai i mëshon fort faktit se kjo është një e vërtetë e madhe, e pa tjetërsueshme.
Bashkëngjitur videos së shpërndarë në Facebook, kreu i PD-së Basha shkruan: “Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura”.