Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Në Kuvend kërkohet shkarkimi i Metës, vjen reagimi i papritur i Monika Kryemadhit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në Kuvend kërkohet shkarkimi i Metës, vjen reagimi i papritur i Monika Kryemadhit

Ndërsa në Kuvend ka nisur mocioni me debat për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve vendore nga ana e presidentit Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ndalur tek negociatat.

Në një qëndrim të ndarë me qytetarët në Facebook, ajo vë në dukje se Holanda i ka dhënë fund shpresës për çeljen e negociatave këtë qershor. Për të, votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës.

Po kështu, Kryemadhi përçon mesazhin ndër të tjera se sot jemi të fundit në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën.

Statusi i plotë

Hollanda dje i dha fund shpresës për çeljen e negociatave këtë qershor, duke shpjeguar qartë arsyet kryesore të këtij vendimi. Parlamenti hollandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti hollandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes. Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët hollandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash.

Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian. Ky votim i Parlamentit hollandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit.

Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën. Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Hollanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?!

Ata harrojnë se integrimi europian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar. Integrimi do të thotë standarde, mirëqeverisje, mirëqenie për qytetarët. Seriozitet dhe besueshmëri me partnerët. Kjo është ajo ç’ka mungon sot dhe është për të ardhur keq që kanë kaluar 3 vite që qeveria i shet negociatat si të çelura dhe çdo vit ne presim me padurim hapjen e një kapitulli historik për vendin.

Trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste, por në radhë të parë Shqipërinë dhe ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve.

Ndaj përballë këtij trinomi të së keqes, nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas!
Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargojntë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes!

Tags: KryemadhiMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim. Ishin dënuar në Shqipëri për trafik të drogës
Aktualitet

Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim. Ishin dënuar në Shqipëri për trafik të drogës

12:21 | 08/11/2025

12:20 | 08/11/2025
Shkodër, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia
Aktualitet

Shkodër, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

11:32 | 08/11/2025
Next Post
Habit Bashkim Fino: Ta lëmë Metën ta çojë deri në fund skenën e tij teatrale

Habit Bashkim Fino: Ta lëmë Metën ta çojë deri në fund skenën e tij teatrale

Ahmetaj: 30 qershori s’është data e askujt, respektoni garën!

Ahmetaj: 30 qershori s’është data e askujt, respektoni garën!

Spiropali kapet keq me opozitën dhe Metën: Me 30 qershor do thyejnë hundët

Spiropali kapet keq me opozitën dhe Metën: Me 30 qershor do thyejnë hundët

JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025

TË FUNDIT

Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim. Ishin dënuar në Shqipëri për trafik të drogës
Aktualitet

Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim. Ishin dënuar në Shqipëri për trafik të drogës

by mirseda
12:21 | 08/11/2025
0

Policia Kufitare Rinas ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim. Në...

Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim. Ishin dënuar në Shqipëri për trafik të drogës

Rinas, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim. Ishin dënuar në Shqipëri për trafik të drogës

12:20 | 08/11/2025
Shkodër, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

Shkodër, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

11:32 | 08/11/2025
Lezhë, aksident në rrugën Lezhë–Milot, vdesin shoferi dhe pasagjeri

Lezhë, aksident në rrugën Lezhë–Milot, vdesin shoferi dhe pasagjeri

11:29 | 08/11/2025
Përfshihet nga flakët një depo parfumesh në Turqi, humbin jetën 6 persona, plagosën 2 të tjerë

Përfshihet nga flakët një depo parfumesh në Turqi, humbin jetën 6 persona, plagosën 2 të tjerë

10:27 | 08/11/2025
Tirana Today

© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com

© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com