Politikë

Habit Bashkim Fino: Ta lëmë Metën ta çojë deri në fund skenën e tij teatrale

               Publikuar në : 11:31 - 13/06/19 S.N

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim me partinë e tij, sa i takon shkarkimit të presidentit Meta.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Fino tha se shkarkimi i presidentit nuk e zhbën gabimin që ata kanë bërë duke i dhënë mandatin.

Më tej, deputeti socialist, propozoi që mazhoranca të lejonte që Meta të çonte deri në fund skenën e tij teatrale.

“Shkarkimi i presidentit nuk e zhbën gabimin që kemi bërë. Unë propozoj që ta lëmë presidentin ta çojë deri në fund skenën e tij teatrale”, tha ndër të tjera Fino.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT