Politikë

Spiropali kapet keq me opozitën dhe Metën: Me 30 qershor do thyejnë hundët

               Publikuar në : 11:43 - 13/06/19 S.N

Seanca plenare që po mbahet aktualisht në Kuvend po gëlon me akuza, shumica prej të cilave i adresohen presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ishte një ndër personat që foli me tone të larta dhe ironizuese kundrejt Kreut të Shtetit duke theksuar ndër të tjera se akti i tij është vazhdim i luftës primitive: “Akti i Ilir Metës është vazhdim i luftës primitive, shkel harbutërisht një sërë nenesh, cenon të drejtën e zgjedhjes së shtetasve”.

Po ashtu Spiropali u kap keq me opozitën dhe Metën duke deklaruar se në datën 30 qershor ata do thyejnë hundët:

“Me 30 qershor do përballen me murin e lartë të ligjit ku do thyejnë hundët. Ilir Meta shkeli parimin e sovranitetit. Por kush do t’ia dijë? Si e shkel të drejtën e partive për të garuar dhe të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur? Historia na mëson që ka një periodicitet të çuditshëm. Nuk shkulet LSI-ja nga zyrat e larta të shtetit”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT