Kryesore

Ahmetaj: 30 qershori s’është data e askujt, respektoni garën!

               Publikuar në : 11:42 - 13/06/19 M. S

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka vendosur pikat mbi ‘i’ në fjalën e marrë në Kuvend, referuar datës së zgjedhjeve. Ai trumbetoi se data 30 qershor nuk është data e askujt, por është e të gjithë shqiptarëve, të cilët do të shprehin të lirë vullnetin e tyre.

“Data 30 qershor nuk është data e askujt, por e gjithë shqiptarëve. KQZ ka marrë vendimin e duhur, ne në 30 qershor do ecim drejt kutive të votimit”, tha më tej ai.

Në këtë debat politik, Ahmetaj i mëshoi fort faktit se në këtë situatë të rënduar, është koha për reflektim për të gjithë palët. “Është koha për reflektim për të gjithë palët, në këtë krizë që filloi aq e sajuar artificialisht”, u shpreh ai.

Në minutazhin e shkurtër, Ahmetaj u sigurua të theksonte ndër të tjera se “gara është garë, nuk e përcakton refuzimi i një pale. Ne në 30 qershor do shkojmë të votojmë”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT