E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Ndryshojnë rregullat, nga sot me test negativ për t’u futur në Malin e Zi

Ambasada Shqiptare në Mal të Zi ka publikuar rregullat e reja të vendit për shtetasit shqiptarë. Sipas njoftimit, shtetasve shqiptarë u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë. Duke filluar nga sot, 22 dhjetor deri në datë 11 janar 2021 të gjithë shtetasit, të cilët duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë në MZ ka prezantuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, të cilat do të fillojnë të zbatohen prej të martës, datë 22 dhjetor dhe do të vijojnë deri në datën 11 janar 2021.

Bazuar në sa më lartë, ndalohet levizja dhe trafiku ndërurban prej të premteve në ora 22:00 deri të hënave në orën 05:00.

Sa i përket hyrjes në Mal të Zi, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

Sa i përket turistëve të huaj që do të akomodohen në hotelet malazeze, njoftohet se hotelet dhe restorantet do të qëndrojnë hapur vetëm në oraret 07.00 deri në orën 16.00, ndërsa më pas do të shfrytëzohet vetëm shërbimi në dhomë.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Lutemi të mbahen në vëmendje këto masa!

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Ambasada e Shqipërisë në MZ

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...