E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Dhunoi stafin, ish-konsulli i Kosovës në Tiranë nxjerr fakte të rënda

Pak çaste më parë u dha vendimi për shkarkimin nga detyra të Konsullit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqi, me argumentin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve.

Dekreti mban firmën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani. Një vendim të tillë, Halim Krasniqi e cilëson anti-kushtetues. Në një prononcim për ‘Abcnews.al’, Krasniqi shprehet se akuza nuk është e vërtetë, dhe se vendimin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai deklaroi se këto janë akuza të pabazuara në fakte, të marra nga një portal në Tiranë, që ka folur me dashakeqësi. Po sipas tij, në Konsullatë nuk ka patur asnjë shkelje nga ana e tij, ku nënvizon se është punuar me përkushtim edhe gjatë periudhës së pandemisë. Halim Krasniqi vendos pikat mbi ‘I’, teksa shton se vendimin në fjalë e cilëson si një hakmarrje politike nga presidentja Vjosa Osmani.

“Këto janë akuza të pabaza, të marra nga një portal në Tiranë, por nuk ka asgjë të vërtetë. Në Konsullatë nuk ka pasur asnjë aferë, është punuar me përkushtim edhe në kohën e pandemisë.

Ne jemi familje e luftës, kemi punuar për drejtësi dhe këtë vendim të pabazë do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Vendimin e cilësoj edhe si hakmarrje politike nga Vjosa Osmani, që po largon edhe njerëz të tjerë të emëruar nga Hashim Thaçi.

Unë jam i pastër dhe vendimin do ta dërgoj në gjykatë, nuk ka asgjë të vërtetë në atë që shkruhet”, përfundoi ai.

Lexo edhe :   Kim takon Tushën: Ke përgjegjësinë e shqyrtimit të çështjeve të rëndësishme
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...