Gazetari Valon Syla, është dhunuar në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Pejton” në rrugën “Robert Doll”. Sulmin fizik e ka konfirmuar edhe vetë Syla, i cili ka thënë se është në pritje për të denoncuar në polici. Ky sulm fizik ndaj gazetarit, vjen pas shkrimeve të tij.
“Është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht. Isha duke pritur për të hyrë në bankë tek ‘Raiffaisen Bank’, për të kryer një pagesë më kanë thirrur dhe më kanë sulmuar. Kam kontaktuar policinë dhe po pres të bisedojë me ta, por që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Syla pas sulmit fizik.