E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ndryshojnë masat anti-Covid/ Hiqet maska, ora policore nis në 23:00

Nga data 1 qershor do të hiqet maska në ambientet e jashtme, por jo brenda ambienteve ku nuk respektohet distanca. Ky është vendimi më i fundit marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në daljen e radhës për mediat, Komiteti ndryshoi edhe orën policore, duke iu referuar numrit në ulje të infektimeve.

Ora policore nga 22:00 do bëhet në orën 23:00. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa ekspertët kanë nënvizuar se kujdesi duhet të jetë i lartë, pasi pandemia nuk ka përfunduar.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, deklaroi se nga 1 qershori nuk do jetë e nevojshme mbajtja e maskës në ambjente të hapura, dhe ora policore do shtyhet deri në 23:00.

“Përcaktimi i masave në përputhe me indikatorët e situatës dhe ndihet mirë efekti i vaksinimit. Në këtë situatë Komiteti mendon se ka vend për lehtësim. Nga data 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambjentet e jashtme, por do të mbahet në ambjentet e mbyllura dhe në transportin publik.

Nga ora policore me 1 qershor do të kalojë në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Nga 14 qershori grumbullimet nga 10 persona në 50 persona, nga 1 korriku do të shtyhet në orën 24. Do të lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuara, aktivitetet e teatrove dhe të shfaqjeve artistike”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...