E premte, 28 Janar, 2022
2.5 C
Tirana

Lajm i shumëpritur nga Komiteti Ekspertëve, ç’do ndodhë me tifozët në stadiume

Në daljen e radhës për mediat, Komiteti i Ekspertëve njoftoi vendimin e fundit se duke filluar nga 1 korriku, do të lejohen tifozët në aktivitetet e sportit në masë të reduktuar, 30%. Duke marrë shkas nga situata e përmirësuar me infektimet, Komiteti i Ekspertëve njoftoi se do të lejohen tifozët në kapacitet prej 30% të vendeve.

“Duke filluar nga 1 korriku, do lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve, në kapacitetet e reduktuara me 30%”, tha Komiteti i Ekspertëve. Në këtë mënyrë shuhen shpresat që në finalen e Kupës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë më 31 maj, të ketë tifozë në shkallët e stadiumit.

Nga 1 korriku
• Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozeve me kapacitete te reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai ka thënë...

Reshje dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat nesër

Vendi ynë për ditën e premte pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe...

Tr*toli në banesën e Dukës, avokati i autorit të dyshuar nxjerr faktet

34-vjeçari Arlen Hasanaj nuk e ka pranuar akuzën se ka vendosur tritolin në portën e Armand Dukës. Avokati i tij provon përmes pamjeve filmike,...