E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Gara për zgjedhjen e kryetarit, Jemin Gjana: PD ka mbi 75 mijë anëtarë

Në një konferencë për mediat, Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, njoftoi vendimet më të fundit lidhur me zgjedhjet për kryetar partie që do të mbahen në 13 qershor, dhe ecurinë e fushatës në kampin blu. Ai u shpreh se PD ka në total 75 mijë anëtarë, emrat e të cilëve janë të mbyllur në sistem, dhe se brenda datës 7 qershor do miratohet vendvotimet dhe deri në 8 qershor do përcaktohet lista e votuesve.

“Dje pasdite kemi kryer konstituimin përfundimtar të Komisionit. Jemi plotësuar edhe me 4 anëtarë, përfaqësues të 4 kandidatëve dhe kemi zhvilluar mbledhje së bashku me ta. Pas kësaj Komisioni ka përcaktuar një kalendar të ecurisë të gjithë procesit të zgjedhjeve, deri në shpalljen e kandidatit fitues.

Fushata ka nisur në datë 24, do mbyllet në datën 11 qershor. Deri në 3 qershor, kryesitë e degëve të PD në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komisione emrat e anëtarëve të Komisioneve.

Është përcaktuar një periudhë kur do merremi me trajnimin e komisionerëve. Deri në datë 6 do përcaktojmë modalitetet e fletës së votimit. Brenda datës 7 do miratojmë vendvotimet, dhe listën e votuesve deri në datën 8 qershor.

Materialet do tërhiqen deri në datën 12 nga kryetari i Komisionit, dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve. Numërimi do nisë nga ora 7:30 dhe do vazhdojë sa të përfundojë, deri në datën 14 deri në orën 8:00 do sillen në Komision, dhe do shpallet kandidati fitues.

Dje në Komision jemi dakordësuar lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve, mënyrën e rakordimit, detyrimin e strukturave të partisë për të qenë të detyruara për të gjetur ambientet dhe për të ftuar anëtarësinë në këto takime.

Lexo edhe :   Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Dje kemi marrë vendimin për të caktuar numrin e QV-ve dhe Komisionet e Votimit. 71 degë të PD janë sot aktualisht, në 5 prej tyre do ketë 2 komisione, këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza dhe Shkodra. Në të gjitha degët e tjera do ketë nga 1 vendvotim. Numri i anëtarëve gjithsej është 75 mijë e 67, të cilët janë të mbyllur në sistem”, tha Gjana.

Lexo edhe :   Deklarata/ Berisha rikthimin në krye të PD-së apo presion ndaj Bashës?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...