E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Komiteti i Ekspertëve/ Rregullat e reja për club-et e lokalet e natës në vend

Koronavirusi dëmtoi jo vetëm shëndetin e qytetarëve, por edhe ekonominë. Masat e menjëhershme të qeverisë për të frenuar infektimin ndaj COVID-19, detyruan mijëra biznese në Shqipëri që të mbyllin qepenat. Nën efektin e panikut, konsumi ra ndjeshëm. Pandemia dëmtoi në një masë të madhe bizneset, duke shkaktuar me dhjetëra të papunë. Në krahasim me muajt e shkuar, situata është shumë e përmirësuar, e ndërsa infektimet kanë rënë ndjeshëm.

Në vendimin e fundit, Komiteti Teknik vendosi që lokalet e natës nuk do të lejohet të hapen dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00. Gjithashtu, nga 1 qershori nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, por vetëm në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe në ato vende ku nuk është e mundur respektimi i distancimit fizik.

“Komiteti mendon që ka një vend për lehtësim të masave dhe propozon që duke filluar nga 1 qershori, të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme dhe do të mbahet maska në ambientet e mbyllura dhe transportin publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë në orën 23:00 deri në orën 06:00. Përsa i përket lokaleve të natës do të vijojnë të mbeten të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00″, deklaroi kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...