Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“Ndërtesat inteligjente që mund të ndjejnë kërcënimet”

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
“Ndërtesat inteligjente që mund të ndjejnë kërcënimet”

Disa sulme me armë në Shtetet e Bashkuara kanë ri-ndezur debatet e ashpra për kontrollin e armëve në Amerikë.

Por ka edhe përpjekje të tjera për të mbrojtur njerëzit nga dhuna me armë – si krijimi i një ndërtese inteligjente me synim trajtimin e situatave të sulmeve me armë.

Inxhinierët e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë Jugore po përdorin realitetin virtual për të projektuar ndërtesa që mund të mbrojnë banorët e tyre.

Së shpejti mësuesit dhe punonjësit e zyrës do të testohen për të parë se si reagojnë ata gjatë një incidenti të dhunshëm virtual të inskenuar brenda modeleve të ndryshme të ndërtesave të zyrave dhe shkollave.

Projektuesit do të shikojnë numrin e daljeve, vendeve të fshehura dhe nëse dritaret e qelqit duhet të jenë të tejdukshme apo të patejdukshme, bazuar në rekomandimet e ekspertëve qeveritarë dhe të sigurisë.

Burcin Becerik-Gerber është specialist i ambienteve inteligjente: “Ka kaq shumë rekomandime dhe shumë para po investohen në këto ide, por ato nuk janë testuar mirë në botën reale në kuptimin e mënyrës se si funksionojnë”.

Qelqi i patejdukshëm për shembull, mund t’i mbajë njerëzit të sigurt në një situatë si kjo, por mund të mos jetë ideale në rrethana normale, për shembull në rastet kur personeli shkollor dëshiron të shohë brenda një klase.

“Unë mendoj se elementët kinetikë janë më dinamikë dhe më të mirë se sa elementet statike të ndërtimit. Po flasim për qelqin e patejdukshëm kundrejt atij normal, por ato mund të pajisen me elemente inteligjente që reagojnë ndaj kërcënimeve kundër ndërtesës”.

Kështu që një dritare me qelq të tejdukshëm mund të bëhet e patejdukshme kur ekziston kërcënimi, thekson Becerik-Gerber.

Inteligjenca artificiale dhe sensorët në ndërtesa mund ta bëjnë këtë të mundur.

“Mund të përdoren sensorë të cilët mund të identifikojnë zhurmën e krijuar nga të shtënat me armë, klithmat dhe gjëra të tjera. Kështu që ndërtesa mund të ketë, për shembull, mure dinamike që bllokojnë ndoshta aktorët e këqij në ndërtesë”.

Një ndërtesë inteligjente gjithashtu mund të prodhojë sinjalistikë digjitale që ua tregon banorëve daljet më të sigurta, larg dhunës.

“Nëse kemi mentalitetin e duhur dhe gatishmërinë për t’i zbatuar, ato nuk janë teknologji shumë të sofistikuara. Kështu që nuk besoj se jemi shumë larg krijimit të ambienteve inteligjente”. /Voa

Tags: kërcënimendërtesaSHBAsulme

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Bizneset po kërkojnë borxh për të shlyer borxhet

Bizneset po kërkojnë borxh për të shlyer borxhet

‘Ka dijeni për njeriun që qëlloi mbi protestuesit’, gazetarja nxjerr provat

'Ka dijeni për njeriun që qëlloi mbi protestuesit', gazetarja nxjerr provat

Zvicër/ Ngjarje e rëndë: Shqiptari hidhet nga kati i tretë i ndërtesës, arsyeja

Zvicër/ Ngjarje e rëndë: Shqiptari hidhet nga kati i tretë i ndërtesës, arsyeja

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall
Aktualitet

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

by mirseda
11:16 | 17/07/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e...

Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

11:13 | 17/07/2025
Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

08:14 | 17/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 17/07/2025
Rama pret Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër e i shtrenjtë i popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve! Çfarë u diskutua në takim

Rama pret Presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër e i shtrenjtë i popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve! Çfarë u diskutua në takim

08:11 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com