Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin ‘Real Story’ se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, i cili ka qenë pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar 2011, mund të ndihmojë drejtësinë. Ajo tha më tej se Agron Malaj ka dijeni se çfarë ndodhi në korridoret e Kryeministrisë, dhe kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.
“Shmangëm kryebashkiakun e Matit, që ka qenë pjesë e grupit të zjarrit dhe unë besoj se ai është thelbi. Pashë një status në FB, Agron Malajn që kërkonte drejtësi dhe mund ta ndihmojë drejtësinë.
Dhe ai ka dijeni direkte për njeriun që dha urdhrin dhe mund t’ja rrëfejë Prokurorisë. Ka dijeni për çfarë ndodhi në korridoret e Kryeministrisë, dhe kush dha urdhrin për atë”, përfundoi ajo.