E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Ndarja e mandateve dhe koalicionet /Opozita e bashkuar dorëzon kërkesën për ekspertizën nga ODIHR

Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi i kanë dërguar një kërkesë Këshillit Politik, për të marrë asistencën dhe ekspertizën e OSBE-ODIHR për Reformën Zgjedhore për nenet ku palët politike ndahen nga njëra-tjetra.

Në letrën në fjalë, opozita thotë se propozimi i PS për të ndryshuar mekanizmin e garimit zgjedhor duke i kthyer votat në mandate, e po ashtu edhe koalicionet, është i njëanshëm dhe i papranueshëm. Kjo sipas opozitës, sepse ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore.

Letra e opozitës

Këshilli Politik është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Marrëveshjes Politike të 14 Janarit 2020 dhe në themel të tij ka konsensualitetin. Zbatimi i plotë dhe joselektiv i kësaj marrëveshje garanton githëpërfshirjen në realizimin e një Reforme Zgjedhore konsensuale. Nëse palët nuk i qëndrojnë marrëveshjes dhe i imponojnë njëra-tjetrës akte të njëanshme, Këshilli Politik e humbet funksionin e tij.

Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus.

Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, është i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor.

Lexo edhe :   Kryemadhi merr mandatin e Fierit, ‘djeg’ Kejdi Mehmetajn

Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut, diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dhe atë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garën zgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet e Kodit Zgjedhor në fuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës.

Lexo edhe :   Kryemadhi merr mandatin e Fierit, ‘djeg’ Kejdi Mehmetajn

Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrë të njënashme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndesh me standardet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara një mosdakordësie. Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it dhe të pranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

Për këtë qëllim, në përputhje me pikën 2, paragrafi i tretë, të Marrëveshjes për kornizën e bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore të 14 Janarit 2020, në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’i kërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët, në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për dërgimin pa vonesë të kërkesës për asistencë, në mënyrë që Këshilli Politik të përmbushë në kohë detyrën e tij.

Me respekt,

ANËTARËT E KËSHILLIT POLITIK

Përfaqësues të Opozitës së Bashkuar

Oerd Bylykbashi                                                         Petrit Vasil

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Futboll/ A do të shkrihet klubi i Elbasanit nga Bashkia?

Elbasani ra sezonin që sapo u mbyll nga niveli i dytë i futbollit shqiptar në nivelin e tretë. Për rrjedhojë, Bashkia ka vendosur të gjejë një...

‘Në PD e votoi 30% e anëtarësisë’/ Nishani: Si mund t’i fitojë zgjedhjet Basha?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka reaguar ashpër kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se rizgjedhja e tij në krye të...

‘Sot priten 11 mijë doza të Pfizer’/ Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit në ''Sheshin Skëndërbej'', deklaroi se tashmë është ulur...

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit të qendrës së majtë, Stefan Löfven. Ai bëhet kryeministri i parë që rrëzohet nga...

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Si transferohen numrat e regjistruar nga Androidi në iPhone duke përdorur një adresë e-maili në Google 1-Së pari sigurohu që kontaktet tuaja të jenë të...