Saimira Baçi, është e motra e Manjola Cakonit e cila ka humbur vajzën 15 vjeç dhe bashkëshortin. Mes lotësh, ajo ka rrëfyer se e motra që ka shpëtuar, nuk di asgjë për familjarët e saj. Gjendja e saj është kritike, e ndërsa dy fëmijët e tjerë që i ka në Angli, janë pa letra dhe nuk kthehen dot.
“Varrimi bëhet sot në orën 13:00, por ajo nuk di gjë. Jemi shumë të vrarë, dhe motrës nuk i kemi thënë gjë. Gjendja e saj është kritike. Ne nuk i kemi treguar motrës asgjë. Motra ka nje djalë dhe nje vajzë tjeter në Angli. Ata po qajne ditë e natë, dhe nuk durojnë dot dhimbjen e motrës dhe babait që kane humbur”, tregon ajo. Motra e Manjolës shprehet më tej se fëmijët e saj në Angli janë pa letra, dhe nuk kthehen dot.
Manjola sot në mëngjes kërkoi vajzën, dhe i kanë thënë se po është mirë do të sjellin mjekët. Ndërsa djali tjetër i Manjolës, që është në spital, nuk di asgjë. I thanë që s’ka ndodhur gjë.