Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha premton ndryshime për pronat, i moshuari i kthehet ashpër:Kur ke nevojë na thërret, sa merr pushtetin na harron

12 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha premton ndryshime për pronat, i moshuari i kthehet ashpër:Kur ke nevojë na thërret, sa merr pushtetin na harron

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi sot se në programin e tij për qeverisjen 2025-2029 do të bëhen ndryshime të thella në vlerësimin dhe kompensimin e pronave, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me tregun dhe vetëm me tregun. Por, gjatë takimit ku prezantoi këtë program, një i moshuar, i cili u prezantua si kryetar i shoqatës së pronarëve në Vlorë, i bëri një kritikë të ashpër Berishës dhe PD-së për trajtimin e ish-pronarëve.

Ai e akuzoi PD-në dhe Sali Berishën për mashtrim të ish-pronarëve gjatë periudhës së 12 viteve të qeverisjes së tij, duke theksuar se asgjë nuk ishte realizuar për ndryshimin e ligjit 7501, i cili, sipas tij, është anti-kombëtar dhe tradhtar. “Ne nuk jemi ish pronarë, ne jemi pronarë,” tha ai, duke kritikuar qeverisjen e PD-së për atë që e quajti një tradhti ndaj pronarëve dhe pasurisë së tyre.

I moshuari e akuzoi Berishën dhe PD-në për politikë të dyfishtë, duke thënë se çdo herë që merrnin pushtetin, ata harronin angazhimet ndaj pronarëve dhe kërkesat e tyre të drejta. Ai e quajti këtë një tradhti të madhe dhe kërkoi ndryshime të vërteta, duke kërkuar një angazhim të thellë dhe të sinqertë për zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri.

“Ne nuk do të jemi karrocë e qeverive. Ju doni shoë, të thoni bëmë me ish pronarët takim dhe ramë dakort. Na nisni programin, ta shohim edhe të mbajmë edhe ne qëndrimin tonë. Jo kështu. Ne kemi kaq shumë vërejtje, se me pronat, PD, se unë jam vetë i PD, sa herë ka nevojë na thërret, kur merr pushtetin na harron. Se ke qenë 12 vjet në pushtet. Është realizuar gjë nga ajo që unë kam kërkuar të ndryshohet në ligjin 7501? Ne kemi bërë debat, për një fjalë në ligjin, për atë kemi bërë grevë, ndryshoje tani.

Edhe të gjithë quhen ish pronarë, ne jemi pronarë zotëri, jo ish pronarë, sepse ligji 7501 është anti-kombëtar. (është tradhtar mbi të gjitha dëgjohet një zë) Ta mbaroj zoti Berisha, se edhe unë jam mosha juaj dhe kam 34 vite që po duroj, e nga inati nuk po vdes. Kur do bëhet? Kur të merret pushteti e të harroni? Sic u harrua 92-96, apo 2005-2013, sic do harrohet po u mor pushteti? Jo jo, duhet kapur nga themeli. Është tradhtia më e madhe termi ‘pronësi’ jo ‘përdorim’ tha ai.

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari
Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
Next Post
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin

‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Mars 2025

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Mars 2025

“O je më buf se bufi, ose je kreu i bandës”, Basha i përgjigjet Ramës dhe i lë porosi dy paketa: U mbush 313-ta me…

“O je më buf se bufi, ose je kreu i bandës”, Basha i përgjigjet Ramës dhe i lë porosi dy paketa: U mbush 313-ta me…







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com