E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Motra nuk dogji mandatin/ Djali i Azem Hajdarit qëndron sërish në krah të Bashës (foto)

Gjatë ecjes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në krah të kreut të PD, Lulzim Bashës qëndronte dhe djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet aktualisht mes protestuesve para godinës së Kryeministrisë.

Ai është nisur nga selia blu i shoqëruar nga një numër i madh mbështetësish, së bashku me bashkëshorten Aurela Basha.

Kujtojmë që Kiri Hajdari ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të vendimit që ka mbajtur motra e tij, Rudina Hajdari, përsa i përket djeges së mandateve, duke dal kundër partisë së saj.

Rudina nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin, çka solli përjashtimin e saj nga strukturat e PD-së, ndërkohë që Kiri i ka dhënë mbështetje Bashës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...