E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Morën peng 25-vjeçarin për një lavatriçe dhe e dhunuan, në pranga dy persona

Një i ri është marrë peng dhe është dhunuar, për shkak të një lavatriçeje. Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi morën peng për dy orë një 25-vjeçar. Një i tretë me inicialet B.A., 40-vjeç është shpallur në kërkim. Erjon Agalliu, 42-vjeç dhe Arben Bleta 54-vjeç, janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi kanë marrë peng për 2 orë një 25-vjeçar për shkak të një lavatriçeje.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25-vjeç, banues në Fier. Me marrjen e njoftimit, blutë e Fierit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

“I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim. Në Fier u ndaluan për heqje të paligjshme të lirisë shtetasit Erjon Agalliu dhe Arben Bleta”, njofton policia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...