E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Ministri Çuçi: Kthimi në 2013-ën do ishte gafë e madhe

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar një takim me krerët e bashkive dhe të Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Çuçi shprehet se PS ka hyrë në një fazë të re që kërkon angazhim të përbashkët të çdo strukture socialiste, të çdo anëtari, simpatizanti apo qytetari të zakonshëm që beson se do të ishte gafë e madhe kthimi pas aty ku ishim në vitin 2013.

Sipas tij, PS do shohë drejt së ardhmes për të adresuar si duhet hallet dhe shqetësimet e njerëzve.

”Me kryetarët bashkive dhe të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, ku diskutuam çështje të ndryshme të organizimit elektoral që na çon në fitoren historike të 25 prillit. Kemi hyrë në një fazë të re që kërkon angazhim të përbashkët të çdo strukture socialiste, të çdo anëtari, simpatizanti apo qytetari të zakonshëm që beson se do të ishte gafë e madhe kthimi pas aty ku ishim në vitin 2013. Pak po e sigurt, që s’ka për të pasur kthim prapa.

Deri më 25 prill do të jemi përballë një sfide të vështirë me të shkuarën, për t’ja bërë më të lehtë Shqipërisë të ardhmen. Ata janë e shkuara që sjell vetëm rrëmujë dhe rrënim. Ne kemi përballë vetëm të ardhmen dhe përpjekjen e vazhdueshme për të qeverisur gjithmonë e më mirë, për të adresuar si duhet hallet dhe shqetësimet e njerëzve, për të patur më shumë vende pune, më shumë investime dhe mundësi për të gjithë.’’, shkruan Çuçi në rrjetin social, Facebook.

Lexo edhe :   Zgjedhjet/ Shehi: Basha ka shanse ndaj Ramës, Berisha të mos ndërhyjë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...